Pasojat e sulmit kibernetik, Rrumbullaku: Nuk janë prekur sistemet e të dhënave sensitive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një muaj nga sulmi i 9 shtatorit ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit dhe ministrisë së brendshme, nuk ka ende një bilanc të përafërt se në çfarë përmase është dëmi i shkaktuar ndaj sekreteve dhe hetimeve kriminale të policisë.

Kur ekspertët e huaj të thirrur për ndihmë mbas hakerimit, po kryejnë riformatimet deri dhe në komisariate, numri një i policisë shqiptare Muhamet Rrumbullaku qetëson vartësit e tij duke këmbëngulur se Memex dhe Deepse nuk është marrë nga hakerat.

Veçanërisht për policinë kriminale dhe departamentin e krimeve të rënda , kjo do të thotë mos ekspozim i të dhënave më të sensitive ndaj personave të dyshuar dhe nën ndjekje hetimore.

Edhe publikimi me emrat e gati 7 mijë policëve sipas drejtorit të përgjithshëm , nuk përbën rrezikshmëri dhe as sekret.

Aktualisht prokuroria e Tiranës i ka bashkuar të dyja sulmet edhe ndaj AKSH  dhe ndaj policisë në një të vetme dhe po heton për katër vepra penale.

Akuza njoftoi një ditë më parë se kërkoi ndihmën juridike nga Rusia, Kina dhe Mbretëria e Bashkuar, megjithëse eksperienca ka treguar që letërporositë vonohen në kufijtë e harresës.

Të fundit

Legjenda Capello flet për Igli Taren: Duhet ta themi me zë të lartë, ai…

Igli Tare ka marrë komplimente nga një legjendë si Fabio Capello. Zyrtarizimi se Allegri pranoi ofertën e drejtorit sportiv...

7 kushtet e Francës që të njohë shtetin palestinez, a do të ndodhë?

Franca do të jetë së bashku me Arabinë Saudite, kryesuese e një konference ndërkombëtare që do të mbahet nga 17 deri më 20 qershor...

Trajneri serb i Elbasanit parashikon ndeshjen Shqipëro-Serbi: Ata kanë diçka që…

Sa më tepër afrohet data e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, aq më shumë përflitet kjo përballje që për shkak të së shkuarës i...

“Nicola iku nga dhoma duke qarë”, Victoria Beckham prishi dasmën e djalit të saj Brooklyn

Marrëdhënia midis Victoria e David Beckham dhe djalit të tyre Brooklyn e gruas së tij, Nicola Peltz, po bëhet gjithnjë e më e tensionuar....

Hamasi ka rezerva, Izraeli pranon propozimin e SHBA për armëpushim

Izraeli ka pranuar një armëpushim 60 ditor me Hamasin. Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë me anë të zëdhënëses së saj....

Lajme të tjera

Web TV