Diskutimi në KiE/ Rama mbron ish-krerët e UÇK-së, përplasje me përfaqësuesin rumun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës duke rrëzuar raportin e Dick Marty mbi insinuata se janë kryer trafik organesh gjatë luftës në Kosovë. Pas fjalës së tij, Rama është përplasur me përfaqësuesin e Rumanisë në KiE për mbrojtjen që i bëri krerëve të UÇK-së, por edhe për nismën e Ballkanit të Hapur. Diskutimi i ashpër, raportet në Ballkanin Perëndimor dhe thirrja që BE të mos sanksionojë serbinë.

Kryeministri Edi Rama mbajti dje fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës në Strasburg, ku teme kryesore pati akuzat e pabaza që iu ngritën ish-drejtuesve të UÇK-së se në një fshat të Shqipërisë, në Mat janë kryer trafik organesh të serbëve. Pak kohë më parë Parlamenti Shqipërisë votoi kundër këtij raporti i hartuar nga Dik Marty, që rikthehet edhe një herë për diskutim, pasi ish0krerët e UÇK-së janë në hetim nga Gjykata Ndërkombëtare për krime luftë. Fjala e Ramës u kundërshtua nga përfaqësuesi i Rumanisë, i cili i kërkoi Ramës që të jetë i përbajtuar dhe të linte drejtësinë të flasë për këto akuza. Rama foli mes të tjerash mbi arrestimin e krerëve të UÇK-së për akuzat për trafik organesh gjatë kohës së luftës. Ai u shpreh se gjithçka ishe një fantazi e krijuar në Kremlin me mjeshtëri e më pas e sjellë në Europë. Kryeministri e quajti Hashim Thaçin, një nga liderët e UÇK që është ende në gjykim në Dhomat e Posaçme, një personazh të Kafkës, i cili u arrestua nga autoritete të largëta për një akuzë të paqenë. “Nuk kishte furnizim me energji e ujë, nuk është vendi ideal për ndërhyrje të këtij lloji të sofistikuar si heqja e organeve. Ju kërkoj ndjesë për këtë përfytyrim por mendoni të hiqni organe pa ujë energji e rrugë transporti. Fshatarët u pyetën e u përgjigjën se kurrë jo vetëm që nuk kishin parë por dëgjuar të tilla gjëra. Për heshtjen e tyre fantazitë që u paraqitën para Asamblesë, morën përgjigje. Shkruhet se u referohen kërcënimeve. Fshatarët ishin kërcënuar nga UÇK dhe droga e prostitutat silleshin nga larg për të heshtur fshatarët. Në rrethana të zakonshme ngatërrimi i një fshati të vogël shqiptar me një rrugë dritash të kuqe në Europë të bën të qeshësh me naivitetin e atyre që e përpiluan. Por nuk është për të qeshur që shqiptarët, të Shqipërisë apo Kosovës etiketohen me respekt të pamjaftueshëm për shoqërinë civile apo vetë raporti pranon se në moment e thelbësore hetuesit nuk kishin kontakt, pra bënë thashethemesh?”-tha Rama. Më tej shtoi se u krijuan Dhomat e Specializuar që çuan në arrestimin e ish krerëve të UÇK. “Imagjinoni liderin e vendin tuaj që merret nga zyra e tij dhe merret nën mbikqyrje e vihen nënë arrest pa asnjë aktakuzë reale. Do ishte e përshtatshme ta quanim Josef K si personazhi i Kafkës u arrestua nga një autoritet i largët. Thaçi dha dorëheqjen e e vuri veten në shërbim të drejtësisë të cilës i besonte sepse për të kishte vënë jetën në rrezik,. Është ende aje një Josef K i gjallë i krijuar nga një lajm i rremë. Mos ma merrni për keq nuk jam këtu të vë në diskutim Dhomas Speciale apo procesin e rregullt gjyqësor, por të vë në dyshim burimin e neveritshëm e të diskutoj faktin që në aktakuzën që u paraqit një vit pasi Thaçi u burgos. Nuk ka as edhe një fjalë të vetme që përmend qartësisht apo me nënkupim trafikun e organeve. Është një çështje që nuk ekziston dhe kjo është pse jam këtu sot, sepse pritëm me durim nëse do të dilte diçka. Është një fantazi e fabrikuar në Kremlin dhe e kontrabanduar në kanalet e politikës ndërkombëtare dhe e sjellë në tempullin e të drejtave të njeriut. E kuptoj simetrinë, rëndësinë e paanshëmrisë, nevojën për të hetuar, gjërat kërkojnë kohë para se të merret vendim por në një pikë manovrat e vonesat e humbasin vlerën”, tha Rama.

Lexo edhe :  “Padrejtësia nuk bën asnjë ditë pushim”, Veliaj reagon sërish nga burgu

Reagimi

Fjala e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për krimet e luftës në Kosovë, u kritikua nga të pranishmit në asamble. Ishte zëdhënësi i Rumanisë në Asamble, Iulian Bulai i cili duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Rama, tha se ky organ i Këshillit të Europës nuk është Prokurori, duke shtuar se duhen pritur përgjigjet nga Prokuroria e Hagës fillimisht. “Vizita juaj është historike, pjesa e parë e fjalës suaj shfaqi një udhëheqës vizionar në çështje ndërkombëtare. Por pati një asimetri midis gjithë ambicieve të mëdha dhe shfaqjes së një politikani që i frikësohet fantazmave të së shkuarës. Kjo është për të ardhur keq. Duhet thënë që kjo asamble nuk është prokuroria. Le të presim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë për t’iu përgjigjur. Pse të synohet për një minishengen si Ballkani i Hapur, kur ne mund t’ju ndihmojmë të synoni për një shembull më të madh. Cili është roli që mund të luajë Shqipëria si model në integrimin e Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, zoti kryeministër, mbështesni nismën e Ballkanit të Hapur që kundërshtohet nga Kosova dhe që e izolon atë. Dua një përgjigje e sinqertë.”-tha Bulai. Nga ana tjetër Rama iu kundërpërgjigj se ose është keqkuptuar, ose qëllimisht se kuptojnë thelbin e qëndrimit të tij. “Do të doja t’ju thoja se me shumë mirësjellje presidenti më kërkoi të mos i referohesha zotit Dick Marty në fjalën time. Unë nuk e përmenda pas diskutimit që patëm në drekë. Nëse ju vazhdoni të më thoni se ajo që thash unë është një kërkesë që ua paraqes juve, nuk mund të më thoni që po ju kërkoj të pengoni drejtësinë apo të ndërhy në një proces gjyqësor. Ose nuk e keni kuptuar, ose qëllimisht nuk doni ta kuptoni. Isha i qartë; thashë se ka një problem serioz. Çështja serioze e trafikimit të organeve njerëzore. Ky është problem serioz. Në aktakuzë nuk ka asnjë fjalë, aspak të trafikimit të organeve. Dhoma që iu referuat po trajton gjera krejt të kundërta. Kjo akuzë e turpshme, akuza për trafikim është akuzë që i ka bërë të gjithë këtu bashkë më solidaritet. Kur dëgjon diçka kaq të tmerrshme, krim mizor, duhet të hetosh”tha Rama.

Rama: Mos e hedhim Serbinë në krahët e Putinit

Kryeministri Edi Rama në përgjigje të pyetjeve të përfaqësuesve të shteteve europiane në KiE, u shpreh se duhet pasur kujdes të mos bëhet presion mbi Serbinë për sanksionet ndaj Rusisë, pasi kjo mund ti shtyjë serbët të duan më shumë Putinin. Rama u përgjigj se sa i përket përjashtimit ose jo të Rusisë nga OKB, Rama tha se një nga të mirat  e të qenit lider i një vendi të vogël është se nuk duhet të marrë vendime për çështje kaq madhore. Ai tha se Shqipëria do të jetë dakord për vendimin e marrë. “I  vetmi përjashtim është Shqipëri e Kosovë se atje Rusia nuk ka asnjë ndikim. Kjo është situata ne e dimë që ka mosdakordësi me Serbinë e natyrisht edhe pse them Vuçic është miku im, do ta them se fakti është që nuk duhet të ushtrojmë trysni mbi Serbinë për sanksionet. Duhet të tregohemi të kujdesshëm të mos e hedhim Serbinë në krahët e Putinit sepse në Serbi ka njerëz që e duan atë”-tha Rama.

Të fundit

Me titujt e mediave në Kosovë për kaosin në parlamentin serb, Bërnabiç:Po kënaqni shqip..

Në mes të tensioneve dhe përplasjeve në Parlamentin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Bërnabiç, ka thënë se opozita serbe “po...

“Epidemia” e heshtur e obezitetit! Normat priten të “kapin qiellin”

  Shkalla e obezitetit pritet të rritet, me një në gjashtë fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën që parashikohet të jetë obezë deri në vitin...

Ankimimi i kryebashkiakut Veliaj për masat e sigurisë, Apeli i GJKKO cakton gjyqtarin

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka caktuar gjyqtarin për shqyrtimin e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe katër biznesmenëve, Elman Abule, Shkëlqim...

Gruaja kap burrin duke e tradhtuar në një furgon, reagimi e saj që u bë viral (VIDEO)

Një video është bërë virale në Internet kur një grua në Britani kapi burrin e saj gjysmë të zhveshur me dashnoren e tij në...

Gjyqtarët e saj u vendosën në përgjim nga SPAK? Reagon Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aludimet se SPAK ka vënë nën përgjim njërin prej gjyqtarëve. Përmes një njoftimi, Trupa e Gjykatës Kushtetuese...

Lajme të tjera

Web TV