Nga politika pak hynë e askush nuk po del

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Mbi tre dekada që kanë shoqëruar pluralizmin në vend dhe për fat të keq ende vijojmë familjarizimin me përcaktimin si “periudhë tranzicioni”. Një periudhë që duket e pa fund dhe që i vishen vështirësitë e rritjes, të normave demokratike e të funksionimit të shtetit ligjor. E bashkë me to të gjitha ndërlidhjet kapilare që kondicionojnë shoqërinë, ekonominë e bisnesin, rendin e median. Janë qindra arësyetime se pse jemi të dënuar për një periudhë kaq të gjatë tranzicioni, që nga mentaliteti e struktura shoqërore, ku totemi identitar është ai i shqiponjës, në vetvete grabitqar që rrëmben dhe shkon tutje, dhe deri tek tipari i përulësisë ndaj pushtetit, individualizmi dhe qytetaria në dremitje të thellë. Të gjitha këto qëndrojnë dhe bëjnë të tërën por që në vetvete kjo është ta shohësh problemin nga poshtë, pra tek qytetari e shtresat shoqërore që në gjithë këto vjet janë bërë amorfe e në ndryshim të thellë. Pasi dikush pa brekë është bërë milioner e një profesor dikur me ambicie ka zbritur në shkallët e fundit të shoqërisë ndërsa e ardhmja i ofron vetëm një pension mjeran. Të gjitha këto janë të pritshme një proces tranzicioni, aq më shuëm kur ndryshojën sistemet, dhe fatet personale mund të quhen dëme anësore. Çështja është problematike nëse efektet e paqëndrueshmërisë dhe të pasigurisë të një tranzioni zgjaten shumë në kohë çka fut në depression një shoqëri të tërë. Jo më një brez që i duhet ta kalojë këtë barrë por shumë më tepër. Ndaj vështrimin më mirë ta hedhim lart, në atë që përbën elitëtn udhëheqëse të vendit, në atë që na ka drejtuar, në atë që na drejton tashmë dhe atë që pritet të na drejtojë dhe nesër.  Çuditërisht vërehet se dhe vetë politika shqiptare është në një trazicion të pafund, që shtyhet e rrotullohet në kohë dhe kjo bëhet më të njëjtët njerëz e me të njëjtat fytyra. Që çuditërisht, sërish të vetofrohen për të udhehequr të ardhmen ndonëse e kanë bërë pis e lëmsh shkuarën e qeverisjes së vet. E kështu tranzicioni nuk merr fund. Të paktën jo sa të jenë frymorë këto specie.

Lexo edhe :  Në 11 Maj, do të ketë çudira të mëdha

Për gjithë çka ndodh mjafton të shohim projektorët në loxhat e politikës. Janë aty të përhershmit, të buzëqeshur apo bubullimtarë sipas rastit. Në çdo vend të botës, tranzicioni është një troshitje, një tundje se sitës nga ku shumë llozhra e krunde skartohen e hidhen tutje, dhe ku vlerat mbesin në fund. Një troshitje ku ballafaqohen kontributet, arti i qeverisjes dhe guximi për reformat. Një troshitje ku gabimi ndëshkohet dhe zhgënjimi të dënon me harresë. Por jo. Ne jemi ndryshe. Tek ne nuk ndryshon asgjë dhe aty i kemi të ziun e të bardhin së bashku. Në të njëjtat poltrona nga ku janë ulur prej 30 vitesh. Pasi në politikën shqiptare tashmë pak hyjnë, por askush nuk del më. Të paktën jo sa frymorja të ketë kohën e vet apo të një katastrofe nga larg e nga lart, si një ndërhyrje Deux ex Machina. Por ka dhe më keq. Imagjino që këta të përhershëm e në poltrona 30 vjeçarë, të vendosin sozitë e tyre në ditët e sprasme që do kenë. Atëherë tranzicioni do të lihet trashëgim e kjo e bën më të rëndë gjithshka. Ashtu si në rastin e Diktatorit të përshkruar nga Garcia Marques, që ndërsa ndiente ditët e fundit të veta, nxirrte në skenë sozinë e vet që do ta zëvendësonte pas krepimit e do të ish imazhi i tij në vijimësi. Do i jepte atij uniformat ushtarake, i mësonte impostimin dhe tonin e urdhërave për vasalët, i shpjegonte mënyrën e të bërit dashuri me të dashurat e pafundme që e rrethonin dhe hiletë se kur duhej përdorur thika e kur buzëqeshja. Pra, ka më keq akoma. Ndërsa mund të jemi të lodhur me këta që kemi prej 30 vitesh, imagjino se ç dhimje pa fund të vjen nga sozitë. Sozi që mund të prodhojnë të tjerë sozi që do e mbajnë të akaparuar jo thjesht skenën e politikës por vetë të ardhmen.

Të fundit

Masakra e Reçakut/ Krimi më i rëndë i Serbisë në Kosovë, 26 vite pa ndëshkim

45 civile shqiptare, ne mesin e te cileve femije, gra e te moshuar u vrane me 15 janar te...

“Kam ardhur për qejf”, kryetari i Frymës së Re Demokratike paraqitet në SPAK

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ende nuk dihen arsyet pse është thirrur...

Përplas për vdekje të moshuarin, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Dibrës ka arrestuar një 63-vjeçar, pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident me vdekje. 63-vjeçari mësohet se ka përplasur për vdekje një 75-vjeçar...

Izrael, raketa Houthi e rrëzuar nga mbrojtja ajrore përplaset në një shtëpi

Një nga raketat e lëshuara gjatë 24 orëve të fundit nga rebelët jemenas Houthi kundër Izraelit teksa rrëzohet nga sistemi i mbrojtjes ajrore i...

6 arsye pse vezët janë një domosdoshmëri e përditshme

Nëse një mollë në ditë e mban doktorin larg, atëherë vezët janë gjithashtu jo shumë larg në koeficientin e tyre shëndetësor, pasi ato jo...

Lajme të tjera

Web TV