Intervista Ekskluzive/ Deputeti ukrainas kërkon njohjen e Kosovës: Të jetë në BE!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë ekskluzive për gazetënn “Fjala”, deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, ka treguar bisedën që zhvilloi me Ramën dhe arsyet se përse mbështet njohjen e Kosovës. Nisma në Parlamentin e Ukrainas dhe përse “foli shqip” në  Asamblenë e KiE të mbajtur në Strasburg.

Nga e dërguara jonë në Strasburg, Monada Mehmetaj

Nëse nuk do të ishte lufta e Rusisë në Ukrainë ndoshta deputeti i Parlamentit të Ukrainës Oleksiy Goncharenko mund të mos e kishte në agjendën e tij çështjen e Kosovës. Tashmë situata është kthyer përmbys, pasi vendi që nuk e njohu për shumë kohë Pavarësinë e Kosovës tashmë po mendohet serizisht të ndryshojë qëndrim, madje të shkojë një hap më tej sa të kërkojë edhe në Strasburg që Kosova të jetë vend anëtar në BE. Goncharenko e bëri asokohe publike iniciativën e tij në rrjetin social Twitter, duke shkruar se shpresonte që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.

Sakaq, momentalisht ai ndodhet në Strasburg, ku ka komunikuar edhe nga afër me kryeministrin e Shqipërisë, i cili dy ditë më parë mbajti një fjalim të fortë në KiE për çështjen e Kosvës dhe specifikisht raportin e Dick Marty, i cili 11 vite më parë aludoi se në Shqipëri, konkretisht në fshatin Gurrë të Matit ishin kryer trafik organesh të shtetasve serb nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kryeministri Rama mbajti qëndrim të ashpër duke theksuar se jo vetëm nuk ka asnjë të vërtetë në këtë raport, por kishte ardhur koha që KiE ta rrëzonte atë draft që e kishte miratuar më parë. Pavarësisht reagimit të disa prej eurodeputetëve, eurodeputetëve, kryesisht nga vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, pati reagime pro Ramës, ky një prej tyre ishte deputeti ukrainas Gorachenko.

Pas fjalës së tij në asamble, ai ka folur ekskluzivisht për gazetaren e Fjala.al, Monada Mehmetaj, e cila po ndjek nga afër zhvilimet në Strasburg.

“Unë dorëzova një rezolutë për njohjen e Kosovës në gusht. Unë do të vazhdoj përpjekjet e mia, në përpjekje që të njihet Kosova si shtet i pavarur. Po ashtu, unë vazhdoj mbështetjen edhe këtu, në Këshillin e Evropës, që sa më shpejt të jetë e mundur, Kosova të jetë vend anëtar”, tha ai. Po ashtu ai tregoi, detaje nga biseda me kryeministrin Edi Rama.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, përplasen dy makina, tre persona të plagosur

“Mund të them që dje unë i bëra disa pyetje kryeministrit tuaj, dhe e falënderova Shqipërinë për mbështetjen në Kombet e Bashkuara, por kryeministri mu përgjigj dhe tha: Ne jemi një komb i vogël, dhe ne nuk ndikojmë në këto gjëra. Unë nuk jam dakord, mendoj që të gjitha kombet janë të rëndësishme, edhe shqiptarët, edhe ukrainasit, dhe të gjithë. Ndaj, ne duhet të marrim vendime të prera dhe të ashpra”, tha Gorachenko.

Madje në asamble  ai është drejtuar në gjuhën shqipe duke thënë se Kosova është Evropë.

“Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. Për momentin, 12 vende nuk e kanë njohur ende atë. Ju drejtohem juve, ju lutem njiheni këtë vend si një shtet të pavarur për çka ata luftuan për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre. Ata duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës, dhe vetëm kështu ne mund të jemi më të fortë, dhe ky vend do të lulëzojë gjithashtu. Unë i bëj thirrje parlamentit të Ukrainës për të mbështetur dhe njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ne të gjithë duhet ta bëjmë këtë dhe së bashku të ecim përpara. Jam i sigurt se këto vende mund të jenë pjesë shumë e fortë e projektit tonë të madh të përbashkët, por për këtë duhet të punojmë. Le të mbështesim votën e lirë, le të jemi më të fortë, më të mëdhenj, le të mbështesim Ballkanin Perëndimor, “Kosova është Evropë”, ka thënë deputeti ukrainas.

Të fundit

Krimet zgjedhore/ Shumë prokurorë për një “grusht” hetimesh

Kryepokurori Olsian Çela në një deklaratë për media tha se shumë prokurorë janë në “gadishmëri” vetëm të krimeve zgjedhore....

Raporti i ODIHR/ “Fushatë e qetë, por po përdoret administrata”

ODIHR ka publikuar raportin paraprak për fushatën zgjedhore. Ai vë në dukje shqetësime të tilla si përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale, presioni...

Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% në 2025

Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të ruajnë ritme pozitive rritjeje gjatë vitit 2025, përkundër pasigurive globale dhe tensioneve tregtare, sipas parashikimit pranveror...

Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse për sulme kibernetike

Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekadës së fundit, përfshirë ndaj një organizate të përfshirë në Lojërat...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 30 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.1 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV