Dy efektivë të Policisë së Drrësit kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.30 të mëngjesit të sotëm, te Ura e Dajlanit, kur automjeti ka goditur makinën e patrullës së policisë.
Dy efektivët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë për në spitalin e Durrësit. Pasi janë vënë nën kujdesin e mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar.
Raportohet se drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin ishte në gjendje të dehur.