Italianët përfitojnë nga koronavirusi, shesin maska deri në 5000 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paniku nga koronavirusi i ri që ka përfshirë të gjithë botën, ka bërë që njerëzit të zbrazin të gjithë farmacitë nga maskat dhe dezinfektuesit. Në Evropë gjendjen më të rënduar e paraqet Italia, e cila që prej momentit që është prekur deri më sot ka konfirmuar 889 njerëz të infektuar, 21 vdekje dhe 46 persona të shëruar.

Guardia di Finanza e Torinos gjatë një operacioni ka arrestuar 20 persona të cilët duke përfituar nga situate kritike që paraqitet në vend, shisnin në internet maskat mbrojtëse me shifra marramendëse deri ne 5.000 euro.

Përveç çmimit të tepruar ata u siguronin klientëve të tyre mbrojtje totale nga Covid-19. Por në një kohë shumë të shkurtër njerëz të ndryshëm filluan të përfitonin në këtë mënyrë.

Guardia di Finanza e Torinos e drejtuar nga Alessandro Aghemo, në një kohë shumë të shkurtër arritën të lokalizonin dhe të identifikonin këta persona, të cilët rrezikojnë deri në 2 vjet burg./Fjala.al

Të fundit

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti...

Përfundon Lufta e Dytë Botërore në Azi dhe lind dita enjohur si “V-J Day”

(Victory over Japan Day): Skena para dorëzimit Në verën e vitit 1945, Japonia ishte e rrënuar nga lufta pas katër vitesh luftimesh intensive në Paqësor. Më 6...

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij...

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Lajme të tjera

Web TV