Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i ka cilësuar zgjedhjet vendore të 2023, si jo të lehta, megjithatë ai thekson se nuk i tremb aspak fakti që përballë kanë Sali Berishën dhe Ilir Metën.
I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ Gjiknuri tha se socialistët pritet të fitojnë më shumë se 40 bashki, pra një raport 2-1.
“Nuk janë zgjedhje të lehta. Ka ndodhur edhe aksidente që ne territore të dominuara nga e majta ka fituar e djathta, rasti i Përmetit në 2015, dhe ne pësuam humbje fitoi PD, këto janë mësime, duan kandidat të mirë, por edhe të gjithë strukturat e PS-së së bashku me kandidatin, harmonizojmë edhe individin, por edhe struktura.
Se është vështirë për të fituar. Janë gara të forta, por mendoj që kontrasti është i qartë, kandidatët dhe strukturat do i kemi më të mira. (…)Gara do jetë e fortë, kudo dhe them që PS nga të dhënat që kemi, në raport 2-1. Nuk na trembin edhe pse janë bashkë”, tha Gjiknuri.