Amnistia fiskale/ Eksperti ekonomisë: Qeveria u thotë bravo atyre që punojnë jo ndershëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i ekonomisë Dritan Shano, ka folur për iniciativën e qeverisë për amnistinë fiskale.

I ftuar në “Radari Informativ” ai theksoi se ekonomia shqiptare dhe administrata tatimore nuk i kanë kushtet që të bëhet amnistia fiskale.

Sipas tij në këto momente amnistia fiskale do të sillte pastrim parash në vendin tonë.

Do të thotë që të gjithë njerëzit që kanë punuar ndershëm do përballen me një situatë ku qeveria u thotë bravo u qoftë atyre që nuk kanë punuar ndershëm.

Më vjen mirë që FMN është kthyer në profesionalizëm, gjë që se ka pasur në periudhën më përpara. Në kushtet kur t’i ke një ekonomi kur 40% është gri të shtosh edhe këto iniciativa të qeverisë, që është dhe një tjetër iniciativë për pasaportat e arta, që krijojnë mundësinë e hyrjes së parasë së zezë në Shqipëri.

Të gjitha këto parakushte që zonja e FMN-së ka listuar pafundësisht më përpara nuk ekzistojnë. Sistemi jonë tatimor është ndjellës për evazionin.

Të ardhurat tona nuk mbidhen nga tatimorët, por mblidhen në dogana. Kapacitet e administratës tonë tatimore për tu përballur me një amnisti tatimore nuk janë. Ne nuk vlerësohemi si një vend që mund të bëjë aministi fiskale. Përkundrazi përveç elementit imoral që ka amnista ne na mungojnë partnerët”, tha ai.

 

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV