“Primaret humbje kohe për opozitën”/ Berishës i del kundër ish-zëdhënësja e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish zëdhënësja e kreut të PD Sali Berisha, Erla Mëhilli, ka folur lidhur me primaret që pritet të zhvillohen në Partinë Demokratike.

Gjatë një inerviste për “Report TV”, ajo u shpreh se nuk është pro primareve, duke i cilësuar ato si një humbje kohe për opozitën në këto kushte që ndodhet.

Në fjalën e saj Mëhilli shprehet se bisedimet e zhvilluara mes palëve nuk janë të sinqerta, dhe se dyshon te një bashkim real i Partisë Demokratike.

Ka një problem. Ka një pjesë të tyre e duan bashkimin, por ka dhe një pjese tjetër demokratët çfarë nuk kanë dëgjuar. Njëra palë që i thotë palës tjetër “llum” “Peng” “non-grata”. Nuk e kanë shumë të thjeshtë ta kapërcejnë, nuk e kanë të thjeshtë as të kapërcejnë 8 janarin. Pra edhe nëse do të ketë një bashkim, tek i cili unë dyshoj fort, që do të ketë një bashkim real. Do të ishte një bashkim mekanik, pragmatik dhe kam dyshime që ky bashkim do të arrihet.

Po të kemi parasysh edhe deklaratat e ndryshme që bëjnë deputetët nga të dyja palët. Unë kam pasur në studio nënkryetarin e parlamentit, z.Gjekmarkaj. Zoti Bardhi u shpreh që me Sali Berishën që ai është “non-grata” ai nuk ka ndryshuar asgjë.

Po, nëse duam ta thjeshtojmë kjo është situata. Të dyja palët në sytë e demokratëve, njëra palë do të heqë vëmendjen nga humbja që do pësojnë, pala tjetër do thonë në e bëmë tonën, por nuk deshi pala tjetër. PD-ja nuk i ka kushtet për të bërë primaret në kushtet në të cilat është. Më duket një energji e humbur kot”, tha ajo.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV