Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe deputeti demokrat Flamur Noka janë përplasur sot në Kuvend.
Ministri tha se ndërsa ndërkombëtarët solidarizohen me Shqipërinë, vetë Kuvendi nuk bëhet dot bashkë kundër Iranit i cili kërkon me sulmet kibenretike të destabiliozjë vendin.
Peleshi: Po mendoja se çkontrast ka mes diskutimeve për Shqipërinë e sulmin kibernetik në samitet e NATOs apo Parlamente të tjera ku kërkohet mbështetje për Shqipërinë në këtë luftë të re, ndërsa tek ne nuk bashkohemi dot para një sulmi aspak të thjeshtë, të motivuar politikisht për qëndrimin e Shqipërisë jo PS. Qëllimi është trazitra destabilitet të na hedhin kundër njëri tjetrit e të na gjunjëzojë.
Të bësh këtu atë lojë që kërkon të arrijë kjo fuqi, Irani, do të thotë papërgjegjshëmri politike. Akuzoni pa kufi e duket se ikur keni epërsi në atë që thoni, opozita e ka pozitën e të kërkuarit llogari por nuk mundtë abuzoni me qytetarinë apo mungesën e saj. S’do i thoja kurrë ato që thoni ju Noka.
Mendoni se do merrni vota me këtë gjuhë? Qytetarët nga kjo duan të shpëtojnë këtë neverisin. Kjo ka vetëm një të mirë, që duke u lodhur shqiptarët mund tu dukemi të gjithë njëlloj, ne humbin por ju nuk fitoni. Në këtë mënyrë fiton vetëm sharlatanizmi. Doni të vinë ata që janë përkrahës të Rusisë apo Iranit. Është turp që për shkakun tuaj e pakujdesisë tuaj në rastin me të mirë, të padurimit për të ardhur në pushtet në tokën e ndaluar të shqiptarëve, na keni ndaluar të themi atë që thonim me krenari deri dje që çdo parti e jonë është e drejtuar nga Perëndimi. Ka një emër kriza e inflacioni, Putin. Këto doni të fshihni ju? Për të fituar vota? Sot dha dorëheqjen Truss për shkak të problemeve ekonomike, po i vuan të gjithë Europa këto probleme.
Noka: Niko keqardhje. mirë që ju vë në rresht gjaytësia e tij por po ju vë edhe Elisa,. Pas që të urdhëroi të flisje. 3.7 terravat është prodhimi energjitik në vend nga HECet. 3.1 është shpenzimi. Vjedhje, vjedhje. Kur ju themi jeni hajdutë përpiqeni të jeni të përkorë. jo mor jo hajdutë jeni të gjithë pa përjashtim. Fshiheni jo Irani e Rusia. Çlidhje ka Shqipëria me gazin rus? Kemi pasur varësi si Europa? Jo, është qeveria e PD që anashkaloi gazin rus e solli atë të Azerbajxhanit. Pse platformat e rajonbit nuk u hackeruan?