Kylie Jenner dhe Travis Scott rikthehen bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm disa ditë më parë, miliarderja Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott u fotografuan duke kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, së bashku me vogëlushen e tyre Stormi.

Kylie dhe Travis shfaqeshin shumë të afërt e të lumtur me njëri-tjetrin, gjë që i bëri fansat të mendojnë se dyshja është ribashkuar.

Këto aludime i përforcoi më shumë sot Kylie Jenner, e cila çuditërisht në llogarinë e saj në Instagram publikoi tre foto me Travis. 22-vjeçarja ndau me ndjekësit foto ku shfaqej shumë pranë partnerit teksa shikoheshin me admirim.

“Është një gjendje shpirtërore”- shkruan Kylie dhe rrjeti po çmendet nga këto postime.

Këto postime s’lënë të kuptosh gjë tjetër veçse që dyshja janë ribashkuar, megjithatë presim të tjera lajme nga çifti.

Travis ishte i pranishëm edhe në festën e ditëlindjes së Stormi-t, ku u pa sërish shumë pranë 22-vjeçares. Me siguri, pas periudhës së pauzës me njëri-tjetrin, akulli po shkrin sërish dhe gjërat mes tyre kanë nisur të jenë si në fillim./iconstyle

Të fundit

Vazhdon ‘hemorragjia ’tek Partia e Lirisë,Ilir Metës i largohet tjetër zyrtar drejt PS-së

Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është ish-nënkryetari i Formut Rinor të Partisë së Lirisë dhe ish-kandidati...

Nga shtatori ushqim falas, Do të zbatohet në plot 119 shkolla 9-vjeçare në Tiranë

Ushqimi falas në shkollat 9 vjeçare në Tiranë do të zbatohet në plot 119 shkolla nga shtatori i 2025-ës. Kështu u shpreh nënkryetari i...

Hapen aplikimet për formularin e Maturës 2025, Manastirliu porosi hartuesve të testeve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim me grupet e hartimit të testit të Maturës Shtetërore 2025, të cilat janë...

Lufta tregtare/ Franca i bën “karshillëk” SHBA-së, tërhiqet Gjermania

Bashkimi Europian duket i ndarë në qasjen që duhet të marrë ndaj SHBA-së lidhur me çështjen e tarifave. Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi gjatë takimit...

Gruaja në Elbasan godet 25-vjeçaren me lopatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një  57-vjeçare ka goditur me lopatë një 25-vjeçare. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se...

Lajme të tjera

Web TV