Energjia/ HEC-et e vegjël i “kursyen” shtetit 250 milionë euro në 8 muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prodhuesit me përparësi të energjisë ku përfshihen të gjithë hidrocentralet me kapacitet të instaluar deri në 15 MW i kanë kursyer shtetit këtë vit nga energjia që kanë dhënë në rrjet 250 milionë euro. Shifrat e raportuara për 8 mujorin nga kompanitë publike të energjisë i klasifikojnë prodhuesit me përparësi të energjisë në dy grupe: ata të lidhur në rrjetin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe ata të lidhur në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Të parët kanë hedhur në rrjet gjatë janar-gusht 606,203 MWh energji ndërsa të dytët 748,785 MWh.

Aktualisht energjinë e tyre e ble kompania publike e shpërndarjes me një çmim të miratuar nga Enti sipas formulës : Çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë (HUPX/DAM) i energjisë elektrike në profilin bandë (baseload) i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent/kËh X bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme në masën 1.2 X normën mesatare të këmbimit në Euro/Lekë për vitin e fundit.

Për vitin 2023 ky çmim parashikohet të jetë dukshëm më i lartë sesa aktualisht pasi një nga treguesit e bursës pritet që të ndryshojë në mënyrë të dukshme dhe që është çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë i energjisë elektrike në profilin bandë.

Për vitin 2022 ky çmim ishte 8.5652/kWh lekë çka do të thotë se sasia e energjisë që është dhënë në rrjet nga Prodhuesit me Përparësi të Energjisë në 8 muaj është paguar nga OSHEE me një vlerë totale prej 100 milionë euro.

Në dokumentet e fundit të KESH dhe FSHU teksa diskutohej vendosja e fashës 800 Kwh për familjarët një ndër pikat që parashtrohej ishte ajo e kostos së energjisë në tregun e lirë në 6 muajt e parë të vitit por edhe parashikimi në vijim ku pavarësisht luhatjeve me ditë, mesatarisht 1 kWh energji ka kushtuar 30 lekë/KWh. Nëse të njëjtën sasi energjie OSHEE do ta siguronte me çmim tregu atëherë kostoja e blerjes do të ishte 350 milionë euro pra 250 milionë euro më shumë që tashmë janë kursyer.

Lexo edhe :  Nga 500 deri në 5 mijë lekë më shumë, sa do rriten tarifat kadastrale!

Ndërkohë që HEC-et e vegjël që në kohë normaliteti dhe pa krizën e energjisë kishin një çmim më të lartë se tregu sipas kontratave duket se tashmë me krizën kanë parë një mundësi për të dalë në treg të lirë. Pranë institucioneve janë paraqitur disa kërkesa nga subjekte të ndryshme për të dalë nga marrëveshja me shtetin por vendosja e gjendjes së emergjencës e cila është zgjatur me një vendim të fundit të qeverisë deri në mes të vitit të ardhshëm e komplikon pak situatën.

Vendimit nr.584, datë 8.10.2021 i Këshillit të Ministrave, të ndryshuar që parashikonte situatën e emergjencës i është shtuar një pikë të re ku përcaktohet “vendosja e detyrimit të shërbimit publik ndaj prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike, që kanë kontratë me shoqërinë “Furnizuesi i tregut të lirë”, sh.a. Këtyre prodhuesve me përparësi i vendoset detyrimi i shërbimit publik për shitjen e energjisë elektrike te shoqëria “Furnizuesi i tregut të lirë”, në përputhje me çmimin e përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë, në bazë të metodologjisë së miratuar me vendimin nr.687, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi”, i ndryshuar, gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike”.

Vendosja e shërbimit të detyrimit publik i bën këto subjekte më të varura në vendimmarrje për hapat që mund të hedhin pasi me ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike” në raste emergjente qeveria ka të drejtë të marrë masa shtesë. Gjithsesi për çdo rast kur vendosja e detyrimit të shërbimit publik sjell kosto shtesë ligji parashikon se kjo vlerësohet nga Ministria e Financave dhe ERE, me propozim të ministrit përgjegjës për energjinë dhe Komitetit për Emergjencat Civile, kompensohet nga Buxheti i Shtetit./Monitor

Të fundit

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg nga Tirana sot më pyeti...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Lajme të tjera

Web TV