“Mbetesh bir ku*ve”, ndalet për disa minuta takimi Hoffenheim-Bayern

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Bayer Munchin ka shkatërruar me rezultatin 0-6 ekipin e Hoffenheim në takimin e javës së 24-t të Bundesligës.

Cikli i golave ka filluar që në minutën e 2-ë të lojës, moment kur Serge Gnarby zhbllokoi rezultatin, më pas ishte Joshua Kimmich dyfishuesi i golave në minutën e 7-ë të lojës, për t’u kthyer në tripletë nga Joshua Zirkzee në minutën e 15.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me plot 4 gola pasi Philipe Coutinho shënoi në minutën e 33-të të këtij takimi.

Fraksioni i dytë i kësaj ndeshje do të sillte edhe dy gola të tjerë për bavarezët duke e çuar shifrën në 6 në total dhe duke i shkatërruar akoma më shumë kundërshtarët e tyre.

Ishte po Coutinho ai që do të shënonte golin e 5 të skuadrës dhe të dytin të tijin,ndërsa Leon Goretzka shënoi golin e 6 dhe të fundit për kampionët e Gjermanisë.

Mirëpo përveç rezultatit diçka që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe ka ndërprerë për disa minuta këtë takim ishte një banderolë e nxjerrë nga tifozët e Bayern në minutën e 78-ë të lojës.

Në atë banderolë ishte një shkrim kundër pronarit të Hoffenheim, Dietmar Hop dhe thuhej: “Dietmar Hopp mbetet një bir kurve”.

Lojtarët e Bayern dhe trajneri Hans Dieter Flick kanë ndërhyrë menjëherë dhe i kanë kërkuar tifozerisë së tyre që ta largojnë atë banderolë, mirëpo më pas mbështetësit e bavarezëve janë nxjerrë nga stadiumi. Vetëm pas këtij momenti takimi ka rifilluar sërish dhe është mbyllur me rezultatin 0-6./Fjala.al/

 

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV