Sherri për radhën në mensë, biznesmeni në gjendje kritike për jetën, “zhduket” agresori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni i njohur grek Yannis Markou ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi premtes u godit 15 herë me thikë nga një 25-vjeçar.

Sipas medieve greke, biznesmeni dhe i riu kanë debatuar për radhën në një mensë dhe për pasojë situata ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

Dy të rinj, 19 dhe 25 vjeç, nisën të debatonin për radhën me tre burra, mes tyre edhe biznesmenin e njohur.

Policia e Kifisisë arrestoi 19-vjeçarin, ndërsa autori i dyshuar i plagosjes është arratisur dhe vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Biznesmeni grek ushtron aktivitet në fushën e pronave të paluajtshme dhe ka qenë partneri i modeles Julia Nova.

Ai ndodhet në terapi intensive dhe deri tani ka kryer tre operacione pas plagëve të marra nga sulmi me thikë.

Të fundit

Tri gabimet e Anjshtanjit që sollën përparimin e shkencës

Albert Ajnshtajni është i njohur në mbarë botën si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave....

Përfitimet shëndetësore të pirjes së ujit para gjumit, ja cilat janë ato

Uji ndihmon në rikthimin e lëngjeve të humbura përmes metabolizmit, frymëmarrjes, djersitjes dhe largimit të mbeturinave. Gjithashtu ju ndihmon të mos mbinxeheni, lubrifikon nyjet dhe...

11 maji/SPAK në terren,‘konstituohen’zyrat në 12 qarqet!Fokusi,hetimi i krimeve zgjedhore

Tre ditë pas nisjes së fushatës, SPAK ka zbritur në terren. Ashtu siç ishte parashikuar në strategjinë e Prokurorisë së Posaçme për krimet zgjedhore tashmë 16 zyrat në...

“Mes viktimave ishte dhe një foshnje”, Zelensky reagon pas sulmit rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një foshnje e lindur këtë vit ishte ndër viktimat e sulmit rus në Sumy.“Raketa goditi mu në zemër...

Humbën rrugën duke eksploruar “Shpellën e Pëllumbasit”,policia shpëton 2 turistë gjermanë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndërhyrë për gjetjen dhe vijnë në ndihmë 2 turistëve gjerman të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit...

Lajme të tjera

Web TV