Kryeministri Edi Rama është përfshirë në debatin mes Albin Kurtit dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj mbi heqjen me kushte të taksës ndaj Serbisë.
Sipas Ramës, Haradinaj ka nisur baltosjen e Albin Kurtit, duke theksuar se taksa e vendosur ndaj produkteve serbe shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se është idiotësi të pretendosh dhe të predikosh se vendosja e taksës sjelljen njohjen e Kosovës nga Serbia.
Reagimi i plotë i Ramës: Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!
Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës, se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!
Albin Kurti është në rrugën e duhur! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës
Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës?
— Edi Rama (@ediramaal) March 1, 2020