“Kam qenë vetë emigrant dhe e di çfarë flas”/ Rama u jep “formulën magjike” të rinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Ersekë me këshillin bashkiak rinor, u ndal tek ikja e të rinjve.

Ai theksin se sot jemi një vend me liri lëvizje dhe të rinjtë mund të provojnë eksperienca të reja, por kurrsesi të jenë me idenë se këtu nuk ka asnjë mundësi.

Kreu i qeverisë nënvizoi se vetëm rruga e punës është rruga e vetme, nuk ka asnjë formulë magjike.

Sipas Ramës varianti ‘ik se këtu nuk ke mundësi’ është i pavërtetë dhe është psikozë.

‘E thash që të nisesh dhe të shkosh diku për të kërkuar më shumë për të kërkuar tani është gjëja më e natyrshme. Jemi një vend me liri lëvizje, bota është bërë gjithnjë e më e vogël. Ka zona të Europës që përjetojnë ikje, mjafton të shikosh jugun e Italisë, fshatra të Spanjës, Portugalisë. Para se të vinim këtu ishim me një shtëpi tradicionale në Rehovë dhe aty ishte një zonjë që kishte qenë drejtore banke në Tiranë. Bashkë me të shoqin kishte vendosur që të vinte këtu dhe kishin rindërtuar shtëpinë e tyre duke e kthyer ne bujtinë. Kjo zonë pa e pasur distancën të shkurtuar më Korçën, ka 20 mijë vizitorë të huaj apo vendas që kanë fjetur këtu. Deri para disa vitesh këtu nuk kishte shans të ofrohej njëri për të vizituar.  Bujtina është punë. Të mbledhësh bimë medicinale është punë.

Pagat janë më të larta në disa vende të BE-së, por shpenzimet më të mëdha. Ajo që të mbetet nuk mund të të japë kur ndër vite atë që të jep kjo pamje këtu. Rruga e vetme është rruga e punës, nuk ka një formulë magjike. Po të kishte mundësi që të bëheshim si BE kaq shpejt do të ishin bërë të tjerët. Edhe brenda BE nivelet janë të ndryshme. Ecin ata ecim ne, por ecin edhe ata që janë të parët atje. E vetmja rrugë është puna, mundi dhe durimi. Nuk ka tjetër.

Sot një njeri në moshën tuaj nëse ka vullnetin dhe dëshirën për të hyrë në botën e teknologjisë mund ta bëjë nga këtu. Duke mësuar gjuhën e teknologjisë për një treg që është kudo. Mund të punësohesh në Europë, Australi duke qenë këtu. Varianti ik se këtu nuk ke mundësi është i pavërtetë dhe është psikozë. Midis një pune të zakonshme jashtë dhe një investimi këtu, flasim për investime të mundura. Nuk do u sugjeroja kurrë që në këtë moshë të iknit. Unë kam qenë emigrant dhe e di shumë mirë çfarë flas, dhe nuk më ka dalë keq dhe nuk mund t’i them askujt mos ik. Por mos ikni kurrë me kotrabandistë dhe rrugë ilegale. Kurrë me idenë se këtu nuk ka asnjë mundësi.’- tha Rama.

 

Të fundit

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi përmes faqes zyrtare se: “Ne kemi nënshkruar një kontratë...

Lajme të tjera

Web TV