“Provim shtesë për ata që duan mjekësinë”/ Kushi: Ja ç’do ndodhë këtë vit me maturantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, gjatë prezantimit të projektbuxhetint të vitit 2023 në Komisionin për Edukimin ka thënë  se është parashikuar që të jepen libra falas njëpërdorimshe nga klasa 1 deri në klasën e 3-të.

Sipas saj, klasa e parë e dytë dhe e 3-të tekstet shkollore do të jenë njëpërdorimshe dhe tekstet do të jepen falas. Ndërsa të gjitha ata që janë diplomuar për mësuesi është parashikuar që të bëjnë më pak praktikë.

Në komisionin e Edukimit, Kushi deklaroi edhe se do ketë rregulla të reja për ata studentë, që duan të studiojnë për mjekësi. Sipas saj, në programin e maturës do të kenë një provim shtesë për ata që duan studimet në mjekësi të përgjithshme.

’25 deri ne 30 milionë lekë për maturën shtetërore. Këtë vit për provimet e maturës, në programin mjekësi e përgjithshme, maturantët përvec provimeve do kenë një provim të automatizuar shtesë, i cili rrit meritokracinë dhe transparencën, do jetë provim si për portalin, testi gjenerohet në moment, korrigjohet menjëherë. Ku dhe koha dhe shpenzimet do të jenë të ulëta. Do pilotohet tek programi mjekësi e përgjithshme, do e shtrijmë dhe tek provimet e tjera të maturës.’- tha Kushi.

Të fundit

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Durrësit, në kuadër të vlerësimit të...

Udhëtimi që tronditi botën, anija Exodus niset nga Franca drejt Palestinës britanike

11 korrik 1947 Më 11 korrik 1947, anija Exodus 1947 u nis nga porti i Sète, në jug të Francës, duke mbartur mbi 4,500 refugjatë...

Plazhi i Darëzezës “pastrohet” nga zaptuesit/ Policia sekuestron 90 çadra e shezlongë

Policia e Fierit në bashkëpunim me ata Bashkiakë dhe të Seksionit të Krimit Ekonomik ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Në plazhin e...

Lajme të tjera

Web TV