Shumë prej nesh, e sidomos të rinjtë shqiptarë, kalojnë kohë të konsiderueshme në Netflix, gjigandin e filmave dhe serialeve ndërkombëtare.
Mirëpo, sa krenarë mund të ndihesh kur sheh qoftë edhe ndonjë element shqiptar? Pa dyshim shumë.
Së fundmi, byreku shqiptar ka shkuar deri në Netflix. Bëhet fjalë për byrektoren shqiptare të sipërmarrësit Adnan Akiki, i cili është shumë i njohur në Kroaci që nga viti 1983.
Netflix i dedikoi një dokumentar të plotë byrektores, duke e titulluar “Somebody Feed Phil”. Ndërkohë, në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Adnani tregoi gjithçka lidhur me sipërmarrjen tij, të cilën e ka trashëguar brez pas brezi. Ai zbuloi edhe të veçantën që ka byreku i tij, që njerëzit e pëlqejnë shumë.
“Nuk është rastësisht, sepse është diçka speciale për punimin e brumit. Ne e kemi biznes familjar, kemi edhe disa punëtor që punojmë së bashku. Prodhimi i byrekut është diçka speciale, receta jonë është speciale 50-vjecare, babai, gjyshi im, do e trashëgojmë.
Djali im po vazhdon, djali i vëllait po ashtu. Nuk është rastësisht që të dalësh në Netflix, janë paraqitur nga Australia, nga Amerika.Netflix i dedikoi një dokumentar të plotë byrektores, duke e titulluar “Somebody Feed Phil”.
Në moshën 16-17 vjeç i shikoja që bënin byrek dhe e provova. Mbarova shkollën e mesme, shkollën nuk e vazhdova se filloi lufta. Byreku jonë ka të veçantë që brumi hapet me dorë.
Duhet lënë nja 2 orë e gjysmë deri në 3. Ne e bëjmë me 3 dhe 4 petë. Kemi 6 lloje byrekësh me shije të ndryshme, nga gjiza, mishi, deri te patatja”, u shpreh Adnani.