Turqit rrëzojnë dy avionë sirian, sulmi pas vrasjes së 34 ushtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha sot se forcat turke kanë rrëzuar dy aeroplanë të regjimit sirian në provincën Idlib. Sipas të dhënave bëhet me dije se nisma sulmuese ka ndodhur pasi këta aeroplanë kishin sulmuar aeroplanët turq. “Dy aeroplanë të tipit SU-24 të regjimit janë rrëzuar pasi i sulmuan aeroplanët tanë”-thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Në njoftim gjithashtu thuhet se një sistem i mbrojtjes ajrore, i cili e rrëzoi një dron të armatosur turk, dhe dy sisteme të tjera janë shkatërruar. Turqia të dielën filloi operacionin “Mburoja e Pranverës” në Idlib pas sulmit vdekjeprurës ndaj ushtarëve turq nga forcat siriane në orët e vona të së enjtes.

Në këtë sulm mbetën të vrarë 34 ushtarë turq dhe u lënduan dhjetëra të tjerë- shkruan “Anadolu”. Pas këtij sulmi, presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka marrë vendim që t’ua hapë dyert drejt BE-së refugjatëve sirianë, duke u arsyetuar se Turqia nuk mund ta përballojë valën e re të imigrantëve që po largohen nga Siria.

 

 

Të fundit

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi...

Lajme të tjera

Web TV