“Lëndime trupore edhe më herët”, zbardhet raporti mjekësor i të moshuarës së dhunuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediet në Kosovë kanë zbardhur ekzaminimin mjekësor të të moshuarës që u dhunua nga infermierja Aurora Pelaj në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Në raportin mjekësor thuhet se nga ekzaminimi ka rezultuar se e moshuara ka pasur lëndime trupore edhe më herët. Gjithashtu sipas mjekëve e moshuara nuk është në gjendje të flasë për atë çka i ndodhi, kështu që u vendos që dëshmia e saj të merret në një situatë tjetër më vonë.

Infermierja Aurona Pelaj e cila dhunoi të moshuarën Minire Nura në qendrën e pleqve në Pejë, do të qëndrojë një muaj në paraburgim.

Gjykata themelore ka marrë të njëjtën masë edhe për dy koleget e saj, të përfshira në sulm, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi të cilat filmuan episodin dhe nuk ndërhynë.

Të tre të pandehurat do të qëndrojnë në paraburgimin e burgut të Lipjanit. Dje, e enjte, 3 nëntor institucionet e drejtësisë në Kosovë caktuan, një mjek psikiatër për të ekzaminuar gjendjen e së moshuarës pas dhunës së ushtruar mbi të. Referuar zyrtarëve ky vendim është ndërmarrë për të përcaktuar nëse ajo është në gjendje të dëshmojë për ngjarjen. Ndërkohë, autoritetet vendase po vazhdojnë hetimet për të verifikuar nëse ka patur edhe raste të tjera të dhunës në shtëpinë e pleqve, “Orenda” në Pejë. Vetëm një ditë pas publikimit të videos së rëndë të këtij akti, aktorja Kaltrina Zeneli e cila ishte e para që shpërndau videon në rrjetet sociale ka marre kërcënime për jetën.

Familjarët e të moshuarës e tërhoqën atë nga Shtëpia e Pleqve menjëherë pas publikimit e videos, duke paralajmëruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore. Për këtë rast të rëndë pati reagime të ashpra nga drejtues te shtetit e politikës, shoqëria civile dhe qytetarë në Kosovë dhe në Shqipëri.

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV