Gazment Bardhi: Agim Kajmaku lëviz lirshëm në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan se Agim Kajmaku, ish- kryebashkiakun i PS në Vorë lëviz lirshëm në Tiranë teksa është prej muajsh në kërkim nga Policia.

Demokrati deklaron se Kajmaku nuk arrestohet pasi si çdo kriminel tjetër që Edi Rama do që të jetë i lirë e ka bashkëpunëtor dhe është në mbrojtjen e tij.

Komenti i plotë i Gazment Bardhit në Facebook

Të gjithë e dinë që Agim Kajmaku nuk është në arrati, por jeton i lirë si çdo kriminel tjetër që Edi Rama do që të jetë i lirë. Exit.al provoi sot se Edi Rama i Vorës, Agim Kajmaku, lëviz lirshëm në mes të Tiranës, sa në një lokal në tjetrin. Dëshmitarë të tjerë e kanë parë në Durrës me drejtues të Partisë Socialiste atje. Vetëm Policia e komanduar nga Edi Rama nuk e gjen ku është Agim Kajmaku.

Agim Kajmaku, gjoja më kërkim nga drejtësia, nuk arrestohet, sepse Edi Rama nuk e do të arrestuar bashkëpunëtorin e tij që mashtroi dhe fshehu te kaluarën kriminale në Greqi. Për të treguar se Agim Kajmaku është nën mbrojtjen e tij, Edi Rama jo vetëm nuk e shkarkoi kurrë Agim Kajmakun, por pak javë më parë, kur ai ishte në kërkim policor, i dha firmës Kajmaku një tjetër tender publik prej 50 milionë lekësh.

Qê policia të mos veprojë si polici partiake dhe që drejtësia të mos jetë nën kontoll politik, zgjidhja është largimi i Edi Ramës!

Të fundit

Ndalohet 42-vjeçari izraelit, Gjykata gjermane kishte lëshuar urdhër ndalimi për mashtrim

Si rezultat, në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, u ndalua shtetasi 42-vjeçar Roy Garin, me kombësi izraelite...

Jetonin të vetmuar/ Detaje tragjike nga vdekja e dy vëllezërve të moshuar në Mallakastër

Zbardhet ekspertiza për vdekjen e dy vëllezërve  Sabri dhe Novruz Velaj 90 dhe 85 vjeç  të cilët u gjetën të vdekur një ditë më...

Përmbytjet në Durrës, përfundon procesi i evidentimit të dëmeve/ Janë prekur 476 banesa!

Përfundon evidentimi i objekteve te prekura nga përmbytjet e fundit në Durrës. Sipas kryebashkiakes Sako janë identifikuar 476 banesa te dëmtuara, pronarët e te...

Cilat ushqime janë të sigurta për t’u ngrënë pas datës së skadencës?

Një gjë e rëndësishme që konsumatorët të kenë parasysh është se shënimi i datës së skadencës nuk ka asnjë lidhje me sigurinë e produktit,...

Hyn në fuqi vendimi, ja sa para do të jepen për indeksimin e pensioneve

Qeveria ka miratuar Programin e Reformave Ekonomike për periudhën 2025– 2027, që synon të nxisë rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe zhvillimin e sektorëve kyç...

Lajme të tjera

Web TV