Ka patur disa raste në botë, kur deputete apo lidere të shteteve, kanë marrë me vete foshnjat e tyre në Kuvend, për arsye e qëllime të ndryshme. Madje, kujtojmë që rasti që bëri më shumë bujë ishte kur kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara bashkë me foshnjen e saj.
Kjo s’ishte parë! Deputetja shqiptare merr me vete foshnjën 1 muajshe në Kuvend
Sakaq, një rast i tillë ka ndodhur edhe në Kosovë. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu–Shoshi ka shkuar sot në ambientet e Kuvendit, bashkë më foshnjën e saj njëmuajshe. Me foshnjen në krah, Musliu–Shoshi ka zgjedhur që të mos ndahet nga puna e saj, por ndërkohë që të jetë edhe një nënë e devotshme.
Kjo është prej paraqitjeve të para të një deputeteje me foshnjën e saj në Kuvendin e Kosovës. Më datë 25 shtator të këtij viti, deputetja Musliu -Shoshi njoftoi se është bërë nënë për herë të dytë.