Xi Jinping paralajmëron aleatin e tij Putin që të mos përdorë armë bërthamore në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xi Jinping i ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë Putinit që të mos përdorë armët bërthamore në Ukrainë. Ky mund të jetë qëndrimi më kritik që Kina ka mbajtur deri më tani ndaj Kremlinit.

Xi i kërkoi gjithashtu kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili po vizitonte Pekinin, të nxiste bisedimet e paqes, duke thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet “të krijojë kushte për rifillimin e negociatave (dhe) të kundërshtojë përdorimin ose kërcënimin e armëve bërthamore.

Scholz, lideri i parë perëndimor që viziton Pekinin që kur Xi-t iu dha mandati i tij i tretë si udhëheqës, i kërkoi Xi-t të ushtrojë presion mbi Putinin për t’i dhënë fund sulmeve që kanë vrarë civilë dhe kanë shkatërruar qytete.

“Presidenti Xi dhe unë jemi dakord: kërcënimet bërthamore janë të papërgjegjshme dhe nxitëse”, tha Scholz pas takimit.

“Duke përdorur armë bërthamore, Rusia do të kalonte një vijë që komuniteti i shteteve e ka tërhequr i bashkuar.”

Të fundit

Bëri shqiponjën para monumentit të UÇK-së, Adeyemi “çmend” serbët

Karim Adeyemi po shijon pushimet në Kosovë. Lojtari me pasaportë gjermane ka bërë bujë të madhe së fundmi, teksa...

“Koha jote ka perënduar”/ Tone të ashpra e akuza mes Berishës e Spiropalit në Kuvend

Ka përfunduar pas 15 minutash seanca plenare në Kuvend, e para që nga zgjedhjet e 11 majit. Seanca u karakterizua nga tone të ashpra...

“Ndërhyri në garën mes Olldashit dhe Bashës”/Deputeti i PD i nxjerr “të palarat” Berishës

Deputeti në largim i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka hedhur akuza të forta në adresë të liderit të PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste...

Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e akordimit të çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen. Presidentja e Komisionit...

Parashqevi Simaku: Qëndrimi në rrugë ishte zgjedhja ime, pse të mos rrija jashtë?

Parashqevi Simaku do të japë një intervistë ekskluzive për “Opinion”, ndërsa Blendi Fevziu ka publikuar një fragment, në të cilin këngëtarja shprehet se zgjodhi...

Lajme të tjera

Web TV