19 të infektuar dhe asnjë humbje jete/ MSH bën bilancin COVID-19 për 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka paraqitur raportin ditor për COVID19, ku janë kryer 430 testime, dhe kanë rezultuar 19 qytetarë të infektuar. Fatmirësisht nuk ka humbje jete dhe 21 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 430 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 19 qytetarë, në këto Bashki:

9 në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Fier, Lushnje, Gjirokastër.

Janë 214 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,112 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 5 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 430

Testime totale 1,999,594
Raste pozitive 331,919
Raste të shëruara 328,112
Raste Aktive 214
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 149
Vlorë 19
Fier 15
Gjirokastër 9
Durrës 8

Berat 5
Shkodër 5
Elbasan 3
Korçë 2
Lezhë. 1

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV