Situata në Kosovë, Kurti reagon për herë të parë: Presioni s’vjen nga ne, por nga Serbia!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë në lidhje me largimin e zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës.

Kurti ka thënë se gjatë 20 muajve të fundit Qeveria e Kosovës ka luftuar krimin e korrupsionin, duke shkatërruar ndër të tjera gjashtë laboratorë të drogës në veri të Ibrit, e po ashtu duke ndaluar keqpërdorimin me anë të prodhimit të kriptovalutave.

“Kosova është shtet demokratik e serioz, ligjshmëria e kushtetutshmëria s’mund të kompromomentohen. S’ka individë e grup më të fuqishëm se shteti. Ne nuk i dallojmë kriminelët në bazë përkatëse etnike, por në bazë të veprave të paligjshme”, tha Kurti.

Gjithashtu, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen në lidhje me situatën e krijuar dhe se përpjekjet e Beogradit për destabilizimin e Kosovës do të dështojnë.

“Ftojë qytetarët serbë të vendit tonë të mos i braktisin institucionet e Kosovës, të mos japin dorëheqje, të mos i lëshojnë vendet e punës, pasi në këtë mënyrë dobësohet shërbimi ndaj qytetarëve. Ata s’kanë presion nga ne, por thirrje dashamirëse. Presioni vjen nga Beogradi që e do destabilizimin e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV