Video-Dasma kthehet në tragjedi, makina përplas për vdekje dasmorët jashtë restorantit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur pas një sherri që shpërtheu në një dasmë të komunitetit rom në Spanjë.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, katër personat që humbën jetën u përplasën nga një makinë jashtë restorantit ku po mbahej dasma.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin Torrejon de Ardoz, rreth 25 kilometra në veriperëndim të Madritit.

Viktimat janë një grua 70-vjeçare, dy burra të moshës 40 dhe 60 vjeç dhe një djalë 17-vjeçar. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit që shpërtheu mes dasmorëve jashtë restorantit.

Policia vendase bën me dije se deri më tani tre persona janë arrestuar, ndërsa autori i katërt është shpallur në kërkim.

“Kur mbërritëm në vendngjarje gjetëm katër persona të vdekur të cilët kishin pësuar lëndime të shumta fatale”, tha një përfaqësues i ekipeve të shpëtimit.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV