test

Rama rikonfirmon një tjetër emër për kryebashkiak: Të duam përsëri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është duke marrë pjesë mesditën e kësaj të hëne në Shijak, në procesin për hedhjen e shortit për ndarjen e apartamenteve të rindërtuara nga tërmeti tragjik i vitit 2019. Ai është shprehur se banorët i marrin “pa kokërr leku” dhe me tapi.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në nëntor mbyllet përfundimisht “plaga” e tërmetit për Bashkinë e Shijakut, ku sipas tij do të strehoen të gjitha familjet e goditura nga tërmeti.

Elton Arbana: Partia Socialiste është siguria për të ardhmen dhe progresin e Shijakut - Lajme Durrës

Ai ka rikonfirmuar sërish Elton Arbanën për kryebashkiak, duke thënë se është kryebashkiaku që i ka qëndruar më afër komunitetit, se të gjithë kryebashkiakët e zonave të tjera të tërmetit.

“Ndiejmë dhimbje për jetët e humbura, por ndihemi vërtet krenarë për mijëra e mijëra familje të tjera që i strehuam. Padiskutim në një lagje që s’ka krahasim me atë që ishin. Në katin e parë të shtëpive të reja janë njësitë e shërbimit. Pra do të kemi edhe postën, edhe OSHEE edhe shërbimet e ujësjellësit, etj. Do të kemi hapësira për fëmijët e për të rriturit. Kështu që lagjia do të jetë vërtet një lagje e re e me jetë. Me sens komuniteti e me sens solidariteti social. Brenda nëntorit do të strehoen 637 familje, duke e mbyllur këtë plagë për këtë bashki. Nuk dua të marr kohë nga shorti se ju mezi e keni pritur këtë short. Kështu që askush nuk mund të ankohet pse mua më lanë në kat të parë, mua pse më lanë majtas dhe djathtas. Përjashtim ka vetëm për të sëmurët paraplegjik dhe tetraplegjik, të cilët nuk mund të ngjiten në katin e katërt. Takuam një emigrant nga Shijaku që kishte ardhur për të marrë shtëpinë. Nuk ka gjë më të mirë kur një emigrant na e vlerëson punën. Fjalët e tij ishin një lompliment i madh. Vlerësimi i tij po ashtu. Rol të rëndësishëm ka pasur edhe kryetari juaj i bashkisë që ka qenë zgjedhja e duhur. Për këtë arsye unë sot dua t’ia them këtu kryetarit të bashkisë që e duam sërish si kryetar. Nga të gjithë kryetarët e bashkive të zonave të tërmetit ky u ka qëndruar më pranë njerëzve gjatë kësaj periudhe. Natyrisht që ka kaluar kohë, por është një kohë që e kemi shfrytëzuar maksimalisht, pavarësisht se hyri në mes pandemia dhe kriza e çmimit të energjisë. Për fat të mirë na e mundëson që t’ju mbrojmë juve. Nga fatura tuaja 20 % paguani ju ndërsa 80 % të tjera e paguan qeveria dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë. Ne po mbrojmë çmimin e familjarëve dhe të biznesit të vogël”, u shpreh Rama.

Të fundit

Blerina Bombaj: Fëmijët në fshatra ushqehen keq

Dietologia Blerina Bombaj është shprehur se fëmijët në zonat rurale ushqehen keq. Komentet Bombaj i bëri në emisionin “Good Morning...

Skandali te Onkologjiku/Deputeti i PD-së kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Nisur nga skandali i fundit tek Onkologjiku, deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, kërkesën për interpelancë me...

Trump një kandidat më i mirë për çështjet ekonomike, Biden për ruajtjen e demokracisë

Votuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se kandidati i Partisë Republikane në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Donald Trump, është një kandidat më...

Luiz Ejlli, Ermal Fejzullahu dhe DJ Gimi sjellin hitin e verës (VIDEO)

Këngëtarët shumë të dashur për publikun, Luiz Ejlli, DJ Gimi -O dhe Ermal Fejzullahu, kanë prezantuar projektin e ri muzikor. “Mos luj” titullohet kënga, ku artistët...

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Në Bruksel sot zhvillohet takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kurti tha dje se ka konfirmuar pjesëmarrjen...

Lajme të tjera

Web TV