“Kërcet rrena si në harados!”/ Rama kritikon mediat: Nuk guxon të hapësh televizorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Shijak u ka premtuar qytetarëve atje që u prekën nga tërmeti se do të marrin banesat dhe dokumentacionin pa paguar asgjë.

Ai tha se brenda nëntorit do të akomodohen 637 familje, ndërsa theksoi se ia kanë bërë gjakun helm me ata që thonin se shtëpitë nuk do t’i merrnin asnjëherë dhe se qeveria po i gënjente.

 “Kërcet rrena si në harados. Nuk guxon të hapësh televizorin apo portalin se të mbysin në rrena e ta bëjnë gjakun helm. Rrenë që do dhjetëfishohen gjobat për biznesin e vogël. Ata janë motori më i rëndësishëm i gjithë rrjetit të ekonomisë sonë. Gjobat do të rriten deri në 10-fish për të mëdhenjtë që abuzojnë ndërsa për të vegjlit do vazhdojë taksa zero, mbështetja maksimale. Rrena e shpërndarë njësoj siç mund të dalë sot që kryetari i bashkisë më ka lënë pa shtëpi. I gëzofshi shtëpitë, do i merrni me tapi dhe nuk do paguani asnjë kokërr leku. Jua bënë gjakun helm se thonin do jua shesin shtëpitë, nuk do jua japin fare. Është e juaja, ta gëzoni, mund ta shisni apo ta mbani. Bëni çfarë të doni”, tha Rama.

 

 

Të fundit

Si i thotë Guardiola “largohu” Alonsos? Me disa milionë euro më shumë…

Real Madrid po kërkon një mesfushor dhe Rodri është lojtari ideal për mesin e fushës për projektin që ka...

“Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”

Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN juristi Indrit Sefa, në...

BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër në Shqipëri, zbulohet plani

Një shishe qelqi, materiale të ndërtimit të hedhura apo edhe mbetje të ndryshme bujqësore mund të konsiderohen nga shumë si produkte jo te dobishme....

‘Shqipëria Bëhet’: Ngjarja në Vlorë tregon se duhet reformë në polici

Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga efektivi i Policisë së Dibrës, Ardian Isufi, ndaj një kamerieri 18-vjeçar në një...

Si ndikoi universiteti britanik në rritjen e racizmit (investigim)

Universiteti i Edinburgut, një nga institucionet më të vjetra dhe më prestigjioze të arsimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur një rol “joproporcional” në...

Lajme të tjera

Web TV