“Automatikun te koka”,gruaja që u mbajt peng rrëfen tmerrin si dhunohej bashkë me fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje nga dosja hetimore e radikalit të arrestuar dje në Tiranë, Xherxh (Gjergj) Laçit.

Gruaja e 52-vjeçarit, shtetësja me inicialet E.L., ka pohuar se prej 12 vitesh dhunohej nga i shoqi.

Po ashtu ajo deklaroi se dhunës nuk i kanë shpëtuar as dy fëmijët e tyre të mitur.

“Kjo shtetase ka kallëzuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar prej 12 vitesh dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyre te vazhdueshme dhe te përsëritur ndaj saj dhe fëmijëve te mitur, dhe se fundmi i ka mbajtur te gjithë të mbyllur ne shtëpi, duke i kërcënuar te mos dilnin jashtë. Dhunën fizike bashkëshorti i saj e ka ushtruar në prani të fëmijëve, duke u krijuar shume stres dhe frike. Ata qëndronin gjithë ditën të mbyllur në shtëpi, pasi babai i tyre nuk i lejonte te dalin jashtë, gruan nuk e lejonte që të dalte as deri tek oborri i shtëpisë private.”, thuhet në dosje.

Mes të tjerash mësohet se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike, pasi asnjë prej tyre nuk punonte, ndërsa banesa nuk kishte energji elektrike për shkak të mospagimit të saj.

Sipas gruas, burri i saj paraqiste rrezikshmëri të lartë, pasi para disa vitesh e kishte parë teksa fshihte në një gropë në oborr lëndë eksplozive dhe municione. 52-vjeçari rezulton të jetë me precedentë penale, pasi ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje, në vitin 2013 krim për të cilin kishte bërë dy vite burg. Po ashtu thuhet se ai mbante një automatik te koka e krevatit të tij.

 

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV