Pranga 45-vjeçarit që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Tapizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit vuri në pranga shtetasin H.Sh., 45 vjeç, banues në Tiranë. I arrestuari është shkaktari kryesor i aksidentit të rëndë në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.

Shoferi që po drejtonte mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” e më pas është përplasur me një autobus.

Për shkak të përplasjes ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit “Volkswagen” shtetasi F.Xh., 59 vjeç, ndërsa janë plagosur 8 persona të tjerë, pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen” dhe autobus. Të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në Durrës janë arrestuar dy drejtues mjetesh, A.Ç 28 vjeç dhe Z.M., 56 vjeç.

Të dy banues në qytetin bregdetar. Këta shetas janë arrestuar pasi janë konstatuar nga Policia se drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe Drejtimi automjetit në mënyrë të pa rregullt”.

Të fundit

Ciprian Porumbesku, muzika që bashkoi dy kombe

Nga Leonard Veizi Në një qoshe të mjegullt të Ballkanit, atje ku tingulli i violinës shpesh humbiste në zhurmën e...

Kujdes, 99% e tradhtive fillojnë duke kryer këtë veprim

Pavarësisht nga fakti që tradhtia bashkëshortore emocionale nuk përfshin kontakt fizik dhe intimitet, ajo, si tradhtia “e vërtetë”, mund të ndikojë seriozisht në marrëdhënien...

Pse nuk reagon KMSH për Gazën? Besimtarët myslimanë të indinjuar

Këtë Kurban Bajram besimtarët myslimanët shqiptarë e kanë drejtuar vëmendjen te lufta në Gaza. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN ish-myftiu i...

Sula: Berisha s’mund ta mbajë PD-në deri në Sharrë apo Tufinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, thotë se Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë duke e fajësuar për humbjen. Sula, i ftuar...

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në një përshkallëzim të postimeve kërcënuese...

Lajme të tjera

Web TV