E pazakontë! “Moda” e re në Angli, hiri i të vdekurve shpërndahet në ajër me dron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-pilot i Forcave Ajrore Britanike ka nisur një biznes të çuditshëm, por fitimprurës: të shpërndajë me dron në ajër hirin e personave të vdekur. Christopher Mace, themelues i kompanisë “Aerial Ashes”, thotë se është frymëzuar në këtë biznes ngaqë përhapte në det hirin e shokëve të ushtrisë.

Për momentin, shërbimi ofrohet vetëm në një zonë të kufizuar në Anglinë qendrore, por plani është që të zgjerohet në të gjithë ishullin, pas partneritetit me shtëpinë funerale “A.W. Lymn”. “Përhapja e hirit në ajër duket spektakolare dhe është një kujtim i mirë për familjet”, thotë Mace për BBC. “Kemi përhapur hirin e të vdekurve në kampuse universitare, lumenj dhe fusha”. “Disa nga familjarët ndihmojnë edhe në procesin e kalimit të hirit në pajisjen që lidhet me dronin. Madje disa duan edhe të mësohen me dronin në mënyrë që ta kryejnë vetë procesin e shpërndarjes së hirit.

Dronët po përdoren gjithmonë e më shumë në biznesin e shërbimeve funerale dhe njerëzve po iu ofrohet mundësia që të filmojnë nga qielli lamtumirën e fundit ndaj të dashurve të tyre. “Gjithçka nisi nga kërkesa e një familjeje”, thotë për BBC Neil Reeves, drejtori i shtëpisë funerale “A.W. Lymn”. “E kemi përdorur për disa funerale që prej atëherë. Familjarët na thonë çfarë duan, por e vetmja gjë që nuk bëjmë është filmimi me dron mbi gropën e varrit të hapur me arkivolin brenda, për respekt”.

Të fundit

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Zoti President, heshtja juaj është më e zhurmshme se çdo fjalim

Nga Fejzo Subashi Zoti President, Në një kohë kur rajoni lëkundet në pasiguri, kur tensionet në Kosovë prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shqiptarëve, kur liderë botërorë...

Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është...

“Shkruaja për gazeta që sot janë mbyllur, siç po mbyllet dhe ‘Panorama’”

Nga Shpëtim Luku Gazetarinë e shkruar e kam dashur me pasion. Para se të bëhesha gazetar profesionist, kisha mbi 180 shkrime të botuara në gazeta...

Lajme të tjera

Web TV