Rusia lë në pritje botën/ Çfarë do të ndodhë me marrëveshjen e grurit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i SHBA në Kombet e Bashkuara siguroi fermerët ukrainas se zgjatja e marrëveshjes së drithit të Detit të Zi është një përparësi për OKB-në.

Marrëveshja, e caktuar të skadojë më 19 nëntor, tashmë është në dyshim pasi Rusia pezulloi shkurtimisht pjesëmarrjen e saj javën e kaluar pas një sulmi me dron në flotën e saj të Detit të Zi në Krime.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Andrey Rudenko, tha se Kremlini nuk ka vendosur ende nëse do të zgjasë marrëveshjen e tij me Turqinë dhe OKB-në.

Kemi ende kohë. Ne po shikojmë se si po zbatohet kjo marrëveshje pas rivendosjes së pjesëmarrjes sonë”, tha Rudenko.

“Jemi shumë të pakënaqur me mënyrën se si po zbatohet pjesa ruse, ku OKB-ja ka marrë përgjegjësinë për zgjidhjen e problemeve”, shtoi ai.

Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë globalë të grurit, elbit, vajit të lulediellit dhe produkteve të tjera.

Të fundit

Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë europian për 2025 nga “Travel and Tour World”

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve globalë duke ofruar një ndërthurje të jashtëzakonshme të peizazheve natyrore marramendëse, trashëgimisë së...

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Policia greke ka mësyrë në Burgun e Koridhalos, ku ka ushtruar kontrolle në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe,...

Shtyhet gjyqi për “Sterilizimin”, Rjepaj: Projekti është devijim nga ai i vërteti

Është shtyrë për më 28 maj seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, për shkak të largimit për arsye familjare të avokatit të të pandehurit...

Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, duhen urgjentisht politika sociale

Popullsia globale po plaket. Sipas Raportit mbi shëndetin e popullsisë Globale të hartuar nga OBSH, në vitin 2020, për herë të parë numri i...

“Nuk fitohen zgjedhjet me Nokën e Vokshin. Quajini Partia e Gallatës!”

Zgjedhjet përfunduan, por Sali Berisha dhe PD po pretendojnë vjedhjen e votave më 11 maj. Për juristin Romeo Kara, kreu i selisë blu është...

Lajme të tjera

Web TV