Antimafia italiane/ “SPAK të veprojë, kemi sfida të mëdha përpara”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK Arben Kraja ka marrë pjesë në një simpozium në Tiranë ku ka qenë prezent edhe kreu e antimafies italiane Giovanni Mellillo. Kraja tha se grupet kriminale kanë shtrirje deri në Dubai, ndërsa Mellillo tha se “konfliktet ushqehen me levën e krimit të organizuar dhe terrorizmi”.

Grupet kriminale kanë shtrirë aktivitetin e tyre deri në Dubai. Kështu deklaroi kreu i SPAK Arben Kraja në simpoziumin “Krimi organizuar ndërkombëtar, sistemi i luftës kundër mafias dhe bashkëpunimi gjyqësor”. Sipas Krajës, grupet kriminale janë bërë shumë të egër dhe asnjë shtet i vetëm nuk mund ta luftojë i vetëm. “Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu, grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për shkak të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit, teknologjia që ata përdorin, siç janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnjë shtet i vetëm nuk e lufton dot këtë aktivitet të organizuar kriminal. SPAK për këtë është krijuar”, tha Kraja. Kreu i SPAK deklaroi gjithashtu se “nga bashkëpunimi me SPAK skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekuestruar rreth 7 tonë drogë”.

Reagimi i Giovanni Mellillo

“Konfliktet ushqehen me levën e krimit të organizuar dhe terrorizmit, e ne duhet të shtojmë përpjekjet sepse kemi sfida të mëdha përpara”. Këto ishin fjalët e Giovanni Mellillo, drejtues i antimafias dhe antiterrorit italian, i pranishëm dje në Tiranë në një simpozium me rastin e 30-vjetorit të krijimit të Direzione Nacionale Antimafia (DNA). Mellillo nënvizoi edhe faktin që marrëdhëniet e DNA me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duhet të kaloi në një nivel tjetër, sepse sfidat e sotme në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit kërkojnë një integrim më të madh. “Përballë fenomeneve të korrupsionit, pasurisë së paligjshme duhet që institucionet të jenë të mbrojtura. Duhet mbështetur nga një konsensus më i gjerë edhe politik. E rëndësishme është që edhe ne të vazhdojmë me tej, duke i rritur përpjekjet. Prokurorët e SPAK duhet të ndihen në shtëpi në zyrën që unë drejtoj”, deklaroi Mellillo. Sipas tij, “skuadrat e përbashkëta hetimore nuk mjaftojnë më, duhet vepruar mbi planin e analizës dhe planifikimit hetimor, jo vetëm ndaj krimit të organizuar, por edhe në luftën kundër terrorizmit. Vendet tona kanë një sfidë të përbashkët, transformimeve të elementeve kriminale, që po ndodhin në Mesdhe, Lindjen e Mesme e më gjerë. Kriminaliteti me bazë terrorizmin po rritet, por zgjerohet edhe lufta. Konfliktet ushqehen me levën e krimit të organizuar dhe terrorizmit, e ne duhet të shtojmë përpjekjet sepse kemi sfida të mëdha përpara”.

Lexo edhe :  Rehabilitimi i Parkut të Ulëzës, Rama: Infrastrukturë cilësore që nxit turizmin

 

Të fundit

M*sakra me 3 viktima në Memaliaj/ Zbardhet dëshmia e babait të Gledio Mukës

Tre të vrarë dhe një i plagosur ishte bilanci i një atentati të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut 2024...

Përmbytjet ngrenë alarmin në Burgun e Durrësit, ujërat e ndotur ‘pushtojnë’ katin e parë

Të burgosurit në burgun e Durrësit janë vendosur në alarm pas përmbytjeve që janë shënuar në këtë qytet. Bëhet me dije se ujrat e zeza...

Shtëpia e Bardhë anulon urdhrin për ngrirjen e granteve dhe kredive federale

Shtëpia e Bardhë bën me dije se ka anuluar një urdhër që autorizon ngrirjen federale të qindra miliarda dollarëve në grante dhe kredi. Ky vendim...

Madonna ankohet për heqjen e të drejtave të LGBTQ+ nga Trump

Madonna është ankuar për një kthim prapa të të drejtave të personave LGBTQ+ nën presidentin e ri të SHBA, Donald Trump. “Është kaq e trishtueshme...

Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro po shfaq tendenca të forcimit. Pas 5 muajsh në rënie të ndjeshme euro po i afrohet nivelit të 100 lekëve. Për 99.71 lekë...

Lajme të tjera

Web TV