“Mos shkoni pas këngës së atij”, Balla sulmon Berishën: Ai është në borderonë e Kremlinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja për portin e ri të Durrësit dhe kërkesa e maxharancës për të hyrë në rend të ditës, ka nxitur debate mes PS dhe opozitës në sallën e Kuvendit.

Sipas Enkelejd Alibeajt, me hyrjen e kësaj marrëveshje në rend dite, shkelet rregullorja.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga ana tjetër, nga Foltorja e Kuvendit deklaroi se projekti për Portin e Durrësit, do ta kthejë qytetin bregdetar në një prej atraksioneve turistike më të rëndësishme në Mesdhe.

Ai i bëri thirrje demokratëve që të mos shkojnë pas “këngës” së Sali Berishës, pasi ky i fundit e kundërshton marrëveshjen sepse është në borderonë e Kremlinit.

DEBATI

Balla: Hyrja e kësaj marrëveshje në rend dite është bazuar në rregullore dhe e respektuar rregullorja në çdo germë të saj. Nëse ka një argument që kjo nuk është në rregullore, do përgjigjem.

Alibeaj: Rregullorja është e qartë. Ajo ç apo ndodh sot është një ndrysim i kalendarit të punës. Ka një kërkesë nga disk ush se përse po bën një kërkesë për të ndryshuar rendin e punës së këtij parlamenti. Është e udhës që të jepen sqarime se pse po futet një projektligj jashtë rendit të ditës. Të respektojmë rregulloren.

Balla: Kushtetuta e Republikës, i ka dhënë të drejtën qeverisë, 28 deputetëve që të kërkojnë shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të një akti ligjor që vjen nga qeveria. Kërkesa që ka ardhur është tërësisht me procedurën e kushtetutës. Sa i përket nevojës, mendoj se nëse ju do të ishit dakord, ne të jepnim mundësi që të miratonim që sot këtë marrëveshje. Është një nga ato momente kur kuvendi i Shqipërisë çel për Shqipërinë tonë të përbashkët një moment të ri në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri, në hapjen e një epoke të re. Thirrja ime është për deputetët e Durrësit, që jo vetëm ta votojmë sot, por ta votojmë pa humbur kohë. Shteti shqiptar ka negociuar për një kohë të gjatë dhe ka sjellë një kontratë të besueshme dhe që i jep mundësi Shqipërisë, që nga një mungesë të hartës së porteve në Mesdhe, të kthehet në një prej pikave të rëndësishme të këtij sektori që nuk kemi ekzistuar. Porti i Durrësit shumë shpejt do të kthehet në një prej porteve më të rëndësishme të industrisë globale, e shoqëruar me pjesën e zhvillimit të akomodimit të jahteve dhe do e kthejë Durrësin në atraksion të Mesdheut. Akuzat që keni hedhur deri tani për këtë çështjes, duhet t’i tërhiqni pas. Këtë këngë e nisi Saliu. Ai është ai i borderosë së Kremlinit. Kremlini nuk ka interes që në Shqipëri të ketë port.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 2025/ Berisha ultimatum të vetëve: Trefishoni votat e Diasporës

 

 

Të fundit

Zbulohet data kur çiklistët më të mëdhenj të botës do të garojnë në rrugët e Shqipërisë

Edicioni i 108-të i Giro d’Italia, u prezantua në Romë ku u shpjegua i gjithë programi dhe itinerari special...

8 justifikime që po ju pengojnë nga suksesi

E keni kapur ndonjëherë veten duke u vonuar, duke thënë “Do ta bëj nesër” ose “Thjesht nuk jam ende gati”? Këto fjalë mund të...

Rruga e vështirë e Kosovës drejt energjisë së ripërtërishme

Në fshatin Bajgorë të komunës së Mitrovicës, rreth 50 kilometra larg Prishtinës, ndodhet parku i erës i përfunduar në vitin 2021, i cili paraqet...

“Donaldi i Dubait”: Manjati i pasurive të paluajtshme që qëndron pranë Trumpit

Kur miliarderi nga Emiratet, Hussain Sajwani, përmendi gjatë një darke me partnerin e tij të biznesit, Donald Trump, se ai kishte në plan të...

Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta

Ekipi që do të punojë për mandatin e katërt të Partisë Socialiste ka pësuar vazhdimisht ndryshime nga kryeministri Rama. Ai i ka shtuar përforcime...

Lajme të tjera

Web TV