Deputeti demokrat, Dashnor Sula foli jashtë Kuvendit lidhur me sulmin që i bëri kryeministri Edi Rama paraditen e sotme, duke e cilësuar si “gjel peqini”, deklaratë që shkaktoi shumë reagime.
Në një prononcim për emisionin “Repolitix”, Sula foli edhe për dorëzimin e mandatit nga Grida Duma, duke u shprehur se ajo ka marrë një ofertë të pa rezistueshme të mirë financiare.
“Kam që në 2005 në Parlament e kurrë nuk kam sharë e aq më tepër një kryeministër. Shprej keqardhjen, por ja që gjuha e Ramës është gjuhë rruge. Ishte seancë normale kur Alibeaj denoncoi me fakte. Rama u ndje keq, kur mori vesh dhe lajmin e futjes në burg të Bllakos, u fut në foltore duke na u drejtuar “Të pafytyrë”. Dhe ne iu kthyem në të njëjtën formë për ministret që vjedhin dhe asnjë fjalë më tepër. Rama më bëri kompliment! Janë zgjedhje personale. Duma ka marrë ofertë të parezistueshme të mirë financiare. Kontributi i saj nuk do jetë vetëm në parlament,”– tha Sula.