Dy modele pozuan para Kullës Eiffel me bikini duke shkaktuar një “stuhi” reagimesh.
Dy influenceret veshën kostumet e banjës, dhe dolën në rrugët e qytetit të dashurisë, por u përballën me zemërimin e parisienëve.
Nga ana tjetër, policia e qytetit iu afrua atyre, duke i paralajmëruar të mbulonin trupin.
24-vjeçarja Gabriela Versiani dhe 27-vjeçarja Gabily po i bënin promovim biznesit të tyre të rrobave të banjës.
Përtej reagimeve të kalimtarëve, veprimet e modeleve u ndeshën edhe me kritika nga miqtë e tyre online kur postuan imazhet e tyre në Instagram.
Në videot që u postuan dhe u bënë shpejt virale, modelet shihen duke hequr palltot e gjata të zeza, ndërsa një vajzë e tretë e veshur njëjtë i fotografon.
Kjo e fundit, e identifikuar si Vanessa Lopes, ka folur përmes llogarisë personale në Instagram për incidentin:
“Për pak u arrestuam nga djemtë se bëmë një reklamë bikini dhe ata thanë se nuk mundemi. Unë u thashë se po e bëjmë sepse kemi një biznes me rroba banje , “duke mos ditur se pjesa e rrobave të banjës në sesionin e tyre fotografik përfshinte një atraksion të madh turistik.
Më pas ajo shtoi se policia i ka njoftuar se është e ndaluar të bëhen foto me rroba banje para Kullës ikonike Eiffel.
Shumë prej atyre që i panë imazhet thanë se modelet duhet të “turpërohen” për veprimet e tyre, ndërsa të tjerë thanë se “e kishin kaluar kufirin “.