Balla: Meta, një copë shtangist. S’i përfaqëson dot gjithë shqiptarët    

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar ka komentuar protestën që do të mbajë pasditen e sotme presidenti Ilir Meta ndaj mazhorancës qeverisëse.

Duke folur nga salla e Kuvendit Balla tha se Meta nuk mund të përfaqësojë të gjithë shqiptarët.

Ajo që dua të vlerësoj dhe përsëri rikthehem te raporti i Komisionit, është një lajm shumë i mirë për shqiptarët, për fat të keq ditën që reforma në drejtësi u miratua bashkë me të është ngjizur edhe një aleancë e paskrupullt politikanësh të korruptuar për të bërë gjithçka për ta penguar.

Bënë gjithçka mundën deri atë ditë, por bëjnë tashmë gjithçka për ta dëmtuar, edhe ‘Besëlikja’ me Republikën e re, janë sot në të njëjtin front për të penguar çdo lloj ecje përpara për të penguar ecjen para të reformës në drejtësi dhe rrugën evropiane. Çdo protestë nuk do arrijë të pengojë këtë rrugë të historisë.

Për këtë të jenë të sigurt edhe ndonjë ‘leifen’ që vjen këtu e flet si zëdhënës i manifestimit edhe as shtangist e boksier, madje edhe gjyshja e mikut tim Bes Kallakut nuk e di çfarë është reforma në drejtësi e si mund të çohet përpara. Është një reformë që është udhërrëfyesi ynë kryesor deri në ditën e BE.

Kush mendon se kjo ditë është e largët më besoni e ka shumë gabim. Në këtë ditë të rëndësishme nga ana e Komisionit Evropian të njëjtët proeuropianë që janë kundër reformës në drejtësi përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit.

Kjo është shprehje e gjendjes së rëndë psikologjike që e kemi paralajmëruar 4 vite më parë, e kemi thënë se sa më shumë afrohen institucionet e reja të drejtësisë, aq më keq është. Presidenti e ka humbur të drejtën e njeriut për të përfaqësuar unitetin kombëtar, e ktheu Presidencën në seli të opozitës, tani po e legalizon këtë shkelje. Ai është një prej 4 drejtuesve të opozitës por kurrsesi President i Republikës.”-u shpreh Balla.

Të fundit

Ndërkombëtaristë, lum qeveria që ju ka!

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje...

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku disa prej tyre kanë marrë...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

Lajme të tjera

Web TV