Projektit i Portit të Durrësit, Berisha: Ja lidhja e administratorit me kunatin e Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë ditës së sotme kreu i PD Sali Berisha deklaroi se pas aferës së Portit të Durrësit qendron kryeministri Edi Rama dhe ish kreu i PD Lulzim Basha.

I ftuar në Syri Tv, Berisha u shpreh se administratori i kompanisë që do merret me projektin e Portit të Durrësit, rezultonte i punësuar në kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës.

“Ky kopjon Edi Ramën në deklarata. Përsa i përket asaj, se kam thënë unë. E kanë thënë mediat që gjetën administratorin e kompanisë Simfoni që ishte krijuar nga Emar. E gjetën se ishte njëkohësisht administrator i kompanisë së kunatit të Lulzim Bashës. Më pyetën gazetarët, ky e shkarkoi, nuk e ka ditur. Pas një muaj, gazetarët zbuluan që ky vazhdonte tek kompania e Lulzim Bashës. Unë e besova kur tha se dha dorëheqjen. Ky nuk tha se dha dorëheqjen nga Emari. Vazhdonte punën këtu dhe tek Emari.

Edi Rama nuk ka diskutim askush që është aty. Këtu mund të kesh të drejtë, unë jam kryeministër dhe e them me bindje absolute. Që unë të fsheh 60% të aksionerëve, unë e bëj për vete këtë. Si do marr përsipër që të më hedhësh baltë mua. Si mund t’i heqë gjithë ato taksa unë, përveçse kompanisë time nuk ia bëj. Nuk bëhen nëse je i ndarë. As për vëllanë tënd”, tha ai.

 

Të fundit

Humb jetën 37-vjeçari/ Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak

Një 37-vjeçar ka humbur jetën pasi ka hyrë për tu larë në liqenin e Shkodrës. Sipas të dhënave ai ka...

Riviera mahnitëse Shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

Ndërsa vera afrohet, shumë turistë janë në kërkim të destinacioneve të qeta dhe pa turma vizitorësh në Evropë, shkruhet në në një artikull të...

Protestat në Serbi, Vuçiç frikësohet nga studentët: Po më bëjnë grusht shteti

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç” në të cilin janë...

“Daily Mail”: Misteri i vdekjes së turistit britanik në Shqipëri

Tabloidi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar vëmendje vdekjes së një turisti nga ky vend dhe gjendjes kritike që ndodhet një tjetër pas rrëzimit...

Jeta luksoze e të birit i kushton pushtetin/ Kryeministri i këtij vendi jep dorëheqjen

Kryeministri i Mongolisë, Luvsannamsrain Oyun-Erdene, ka dhënë dorëheqjen pasi humbi mocionin e votëbesimit në parlament. Votimi erdhi pas ditë të tëra protestash masive mbi akuzat...

Lajme të tjera

Web TV