SHBA shkatërron një anije me materiale shpërthyese nga Irani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marina amerikane tha të martën se ka shkatërruar një anije që po transportonte “materiale shpërthyese” nga Irani për rebelët Huthi në Jemen.

Anija, të cilën marina amerikane e kapi më 8 nëntor në Gjirin e Omanit, u fundos të dielën, tha Flota e Pestë e Shteteve të Bashkuara, me bazë në Bahrejn.

“Anija dhe katër anëtarët e ekuipazhit të saj jemenas u kapën derisa po kalonin transit nga Irani, përgjatë një rruge që historikisht përdoret për të trafikuar armë për rebelët Huthi në Jemen”, thuhet në deklaratën e marinës amerikane.

Forcat amerikane zbuluan më shumë se 100 tonë plehëra të uresë dhe mbi 70 tonë perklorat amoniumi – përbërës kyçë për prodhimin e karburantit të raketave dhe eksplozivëve, thuhet po ashtu në deklaratë.

“Kjo është një sasi masive e materialit shpërthyes, e mjaftueshme për dhjetëra raketa balistike me rreze të mesme veprimi, varësisht madhësisë së tyre”, tha zëvendësadmirali amerikan, Brad Cooper.

“Transferimi i paligjshëm i ndihmës vdekjeprurëse nga Irani nuk kalon pa u vënë re”, shtoi ai.

Katër marinarët jemenas iu dorëzuan rojës bregdetare jemenase.

Lufta në Jemen ka shpërthyer në vitin 2014, kur rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë pushtuar kryeqytetin Sana.

Kjo ka bërë që një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite të ndërhynte disa muaj më vonë, për të mbështetur Qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

Që atëherë, lufta ka lënë të vrarë qindra mijëra njerëz dhe ka çuar vendin në prag të urisë.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që ka hyrë në fuqi në muajin prill, i ka zvogëluar armiqësitë, por ai armëpushim ka skaduar më 2 tetor dhe luftimet vazhdojnë./Rel

Të fundit

A do të bëhet Shqipëria Greqia e re? Rama nga Berlini: Hajdeni tek ne dhe do të kurseni

Rama: Shqipërisë i është dhënë e drejtë mes kombesh, shumë prej mbrojtësve të hebrenjve ishin myslimanë. Ata nuk ishin...

E rëndë në Elbasan, 57-vjeçarja gjendet e pajetë nga familjarët brenda banesës së saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëmrizë të Elbasanit, ku një 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Sipas burimeve...

Kultivonte kanabisin në serë,arrestohet në Madrid shqiptari! Ekstradohet drejt Shqipërisë

Ekstradohet nga Madridi, një shtetas i akuzuar për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër. Si rezultat...

Zgjedhjet në Kosovë, numërohen mbi 66% të votave me postë

124 vendvotime nga gjithsej 187 sa janë në total apo 66.31 për qind nga votat me postë janë numëruar dire në mëngjesin e së...

‘Shqipëria më e larmishme se Zvicra’, Rama nga Berlini: Kemi edhe ‘Mesdheun’

Në konferencën e turizmit në Berlin, Rama u ndal te bukuritë natyrore që ofron Shqipëria. Rama tha se Shqipëria është një vend edhe më...

Lajme të tjera

Web TV