Atentati misterioz, miku i Putinit ekzekutohet me 5 plumba brenda zyrës së tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një komandant rus, mik i afërt me Vladimir Putin është gjetur i vrarë me armë zjarri në zyrën e tij.

Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, Koloneli Vadim Bojko, 44 ​​vjeç, thuhet se kishte plagë të shumta nga plumbat.

Ai ishte nënkryetar i shkollës prestigjioze Makarov të Paqësorit të Lartë Detar në Vladivostok.

Bëhet me dije se sapo ka hyrë në zyrën e tij, janë dëgjuar pesë të shtëna.

Raportimet ruse fillimisht u shprehën se ishte “vetëvrasje”. Ai është figura më e fundit e lartë që ka vdekur në rrethana misterioze. Historia e vetëvrasjes u vu në dyshim shpejt pasi kolonelit do t’i duhej të qëllonte veten pesë herë në gjoks. Nuk u gjet asnjë shënim vetëvrasjeje.

Media “BAZA”, e cila ka lidhje të ngushta me zbatimin e ligjit, tha se hetuesit kriminalë kanë gjetur pesë gëzhoja dhe katër pistoleta Makarov pranë kolonelit të vdekur. Dhe raporti sfidonte sesi koloneli mund të kishte qëlluar pesë herë në gjoks.

Bojko, baba i dy fëmijëve, ishte përgjegjës për armatimet dhe municionet në akademinë elitare.

Të fundit

Britaniket bombardojnë gabimisht San Marinon,  lënë të vrarë 35 civilë

27 qershor 1944 Më 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, shteti i vogël dhe neutral i San Marinos...

‘Telegraph’: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruhet...

Ndërron jetë kompozitori i “Misionit të Pamundur”

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare në një spital në Los Angeles, kompozitori i njohur, Lalo Schifrin. Autori i temës së famshme të filmit...

Uraniumi iranian i shpëtoi sulmeve! Ajatollahët e fshehën në laboratorë të rinj sekretë

Dyshimet janë kthyer në siguri. Thesari radioaktiv i ajatollahëve – plot 408.6 kilogramë uranium i pasuruar në nivelin 60 për qind, pra shumë pranë...

Paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 27 qershor 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë dhe do të shitet me 84.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV