“Jeni vajzë shumë e zgjuar dhe e mirë por…”/Plas debati mes Klodiana Lalës dhe avokatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sokol Azizaj avokat i Alqi Bllakos ka debatuar me gazetaren Klodiana Lala në lidhje me rolin e Alqi Bllakos tek Inceneratorët dhe favorizimin e kompanisë së Klodian Zotos në këmbim të punësimit fiktiv të të atit.

Pjesë nga debati:

Avokati: Akuzat variojnë në 2 momente që nuk kanë pasoja financiare.
Sa i përket dëmit të shkaktuar shtetit me 16 mln lekë të reja, gjetja e Prokurorisë së Posacme se i është dhënë ish pronarëve për shkak të një ngatërrimi nocioni tokë truall me tokë bujqësore. Ritheksoj se kur KKRTSH ka pranuar faktin që toka ku do ndërtohej inceneratori, toka bujqësore kthehet në truall. në këtë kuptim nuk i është krijua dëm shtetit, sepse nëse do ishte krijuar bashkia Fier do i drejtohet organeve të drejtësisë.
Së dyti, prodhimi i akteve administrative që i kanë shkuar Ministrive të tjera.
Punësimi i babait të tij nuk ka lidhje fare me postin e tij si Sekretar i Përgjithshëm, ka qenë në Presidencë shef kabineti në momentin e emërimit.

Lala: Ka bërë të gjitha procedurat dhe SPAK thotë që ka favorizuar kompaninë e Zotos dhe është shpërblyer

Avokati: Jeni vajzë e zgjuar dhe vajzë shumë e mirë.

Lala: Ka ligj por edhe moral në këtë histori. Bllako ka kopsitur dokumentet. Nuk e përtyp dot që babai i tij të marrë para ndërsa SPAK thotë s’ka qenë asnjë ditë në punë. Punën e ka bërë dikush tjetër paratë i ka marrë ai.

Avokati: Klodi po flet si Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Klodiana Lala: Unë mbroj interesin publik

 

Të fundit

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina...

Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të...

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel të Paqes. Gjatë një...

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere!

Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë...

Lajme të tjera

Web TV