Deputeti i Nju Jorkut, Hakeem Jeffries ka të ngjarë të zgjidhet nga demokratët për të zëvëndësuar Nancy Pelosi në Dhomën e Përfaqësuesve. Nancy Pelosi dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, e cila ka udhëhequr demokratët në SHBA për gati dy dekada.
82-vjeçarja është demokratja më e fuqishme në Kongres dhe gruaja e parë që ka shërbyer si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo do të vazhdojë të përfaqësojë Kaliforninë në dhomën e ulët të Kongresit. Vendimi vjen pasi republikanët parashikohet të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme.
“Duhet të ecim me guxim drejt së ardhmes, ka një fund për gjithçka”, tha Pelosi, Në fjalimin e saj, Pelosi përmendi edhe bashkëshortin e saj Paul, viktimë e një sulmi brutal në shtëpi, duke i uruar shërim të shpejtë me lot në sy.
“Jam këtu si bashkëshorte, nënë, gjyshe, katolike dhe si përfaqësuese e demokracisë më të madhe në botë. Demokracia amerikane është madhështore, por është gjithashtu e brishtë dhe duhet ta mbrojmër nga forcat që mund ta dëmtojnë atë,” theksoi Pelosi.
Nancy Pelosi ishte kryetarja e parë e Dhomës së Përfaqësuesve, ajo udhëhoqi miratimin e ObamaCare; miratoi triliona dollarë në ndihmë gjatë pandemisë COVID; dhe nisi hetimin për sulmin në Kapitol më 6 janar 2021.