Mediat italiane shkruajnë për historinë e trishtë të shqiptares:Kishte vajzën invalide…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur ditën e sotme nga ngjarja e rëndë e ndodhur të hënën në Itali ku një shqiptare ka mbetur e vdekur.

Kujtojmë se Vera Myrtaj dhe i dashuri i saj Fionino Mërkuri u gjetën të vrarë në shtëpinë e 37-vjeçares shqiptare mëngjesin e djeshëm, në Spinea, Venecia. Autori i vrasjes së dyfishtë, ish-bashkëshorti i Verës, Viron Karabollaj. Historia e Verës, e rrëfyer sot nga fqinjët për mediat italiane, është e ngjashme me shumë gra që kanë pasur fatin e saj.

E ndarë nga i shoqi tre vjet më parë, Vera jetonte me dy vajzat e saj në Spinea (Venecia). Prej një viti e gjysmë kishte një partner të ri. Një lidhje që mund të ketë shkaktuar xhelozinë e ish-it që i vrau të dy të dielën e 20 nëntorit dhe më pas u vetëvar.

Vera Myrtaj kishte mbërritur në Itali, nga Greqia, rreth tetë vjet më parë, me sa duket me sugjerimin e dy vëllezërve që kishin kohë që punonin aty. Menjëherë pas kësaj, gruas iu bashkua edhe ish-bashkëshorti.

Në vitin 2016, të dy u zhvendosën në Spinea, në një banesë të madhe në via Leopardi. Një shtëpi në të cilën ndër vite investuan mijëra euro për ta përshtatur me nevojat e vajzës së tyre më të vogël 13-vjeçare, e cila është në karrocë. Për çiftin nisën problemet e para, të cilat u bënë gjithnjë e më serioze. Ai e dhunon, ajo gjen forcën ta lërë dhe nis një jetë të re.

Bën disa punë njëkohësisht në hotele të ndryshme në qendrën historike të Venecias. Covid19 e mbyll në shtëpi dhe detyrohet të bëjë një punë të re. Për të mbajtur dy vajzat e saj – 13 dhe 15 vjeç – ajo nisi të ofronte shërbime estetike në shtëpi. Ndërkohë pak muaj më parë, i dashuri i ri i tridhjetë e shtatë vjeçares u zhvendos në shtëpinë e saj.

Lexo edhe :  Jorida Tabaku i drejtohet Ramës: "Bashkia nuk është zyrë partie"

Ndoshta kjo do të ishte shkëndija që shkaktoi zemërimin e vrasësit. Viron Karabollaj kishte mbajtur kontakte me familjen e tij dhe vinte periodikisht për të marrë dy vajzat e tij për të kaluar kohë me to. Ai punonte prej vitesh në “Venetoponteggi”, një kompani ndërtimi në Chirignago me seli në Mirano. Trupi i tij do të gjendej dje pikërisht në vendin ku punonte, pasi ekzekutoi me thikë nënën e dy vajzave dhe 23-vjeçarin Mërkuri, shkruan media italiane “Corriere della Sera”.

Të fundit

Mashtronin me shitjen e apartamenteve në Tiranë, në pranga dy persona, në kërkim noterja

Në një operacion të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar...

‘Lokomotiva më ngjiti si sëmundje’: filmi për superfansat e rritur të trenit të kaltër”

Nga Britania në SHBA, nga Japonia në Australi e më tej, burra në të 20-at dhe 30-at vazhdojnë të jenë të fiksuar pas lokomotivës...

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion mbyll mandatin 14-mujor

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, bëri bilancin e punës së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,...

Zgjedhjet/ Kolegji rrëzon kërkesën e PD, certifikohet Elbasani

Certifikohet Elbasani. Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për Elbasanin, duke vulosur në këtë mënyrë edhe rezultatin. Ndërkohë pritet edhe vendimi për Durrësit...

Aksident i rëndë në Gjirokastër, përplaset ambulanca, 6 të plagosur

Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur pranë urës së Kardhiqit, ku një autoambulancë me drejtues shtetasin Gj. Sh....

Lajme të tjera

Web TV