Panik në Durrës, vrasja e dyfishtë ishte ekzekutim mafioz. FNSH në aksion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në lagjen 14 të Shkozetit në Durrës është krijuar një panik i madh te qytetarët për shkak të ekzekutimit të dy personave. Viktimat Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, 35 vjeç, raportohet se janë qëlluar teksa po lëviznin në këmbë në afërsi të tregut të perimeve.

Një automjet në lëvizje ka hapur zjarr me kallashnikov ndaj dy personave. Një prej tyre ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri humbi jetën teksa po transportohej për në spitalin e Durrësit. Dyshohet se lëvizjet e viktimave janë ndjekur për një kohë të gjatë nga ekzekutorët.

Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat e automjetit nga i cili u qëllua dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Policia ka ngritur mënjeherë pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë. Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Të fundit

Refuzon Fiat 500 e Françeskut, zbulohet makina që do të mbajë Papa Leoni

Papa Leoni XIV nuk duket si një adhurues i Fiat-it. Kjo pasi Papa amerikan zgjodhi një model shumëfunksional nga...

“Tërmet” tek M.United, “Djajtë e Kuq” nxjerrin të gjithë lojtarët në shitje

Zhgënjimi historik këtë sezon i Manchester United do të sillte sigurisht pasoja të forta dhe në fakt kështu do të jetë Manchester United ka vendosur...

Berisha tregon kur do largohet nga politika: Beteja fillon pas këtyre zgjedhjeve!

Ish kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se misioni i tij politik do të përfundojë atëherë kur shqiptarët të votojnë të lirshëm. Në...

“Filloi të më dhunonte”/ Big Mama rrëfen historinë e dashurisë: Më kishte rënë në kokë

Konkurrentja e Ferma VIP, Big Mama ka befasuar ndjekësit teksa ka rrëfyer një histori dashurie të saj e cila nuk ka përfunduar mirë. Teksa ka...

“Duam të marrim mandatin e Alimehmetit”/ Belind Këlliçi tregon rrugën që do të ndiqet

Drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi zbuloi se PD do ta ankimojë vendimin e KQZ për kryeqytetin dhe do të kërkojë rishikimin e votave...

Lajme të tjera

Web TV