E rëndë në SHBA! 22-vjeçarja njoftoi zhdukjen e djalit, por u zbulua se e kishte vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëna e një vogëlushi të zhdukur është akuzuar për vrasjen e tij pasi një trupi i pa jetë u gjet në një vendgrumbullim mbetjesh. Policia njoftoi arrestimin e nënës 22-vjeçare Leilani Simon , të hënën pasi djali i saj, Quinton u zhduk muajin e kaluar dhe ishte vetë ajo e cila, e raportoi djalin të zhdukur.

“Këtë pasdite detektivët e Departamentit të Policisë së Qarkut Chatham arrestuan 22-vjeçaren Leilani Simon dhe e akuzuan atë për vrasje me dashje, fshehje të vdekjes së një personi tjetër, raportim të rremë dhe deklarata të rreme në lidhje me zhdukjen dhe vdekjen e djalit të saj Quinton Simon, 20 muajsh.”, njoftuan autoritetet.

Shefi i policisë Jeff Hadley tha se Simon ka qenë e dyshuara e vetme që kur fëmija u raportua për herë të parë i zhdukur.

Vogëlushi u raportua i zhdukur nga nëna e tij më 5 tetor të këtij viti dhe Simon pretendoi se e dikush e kishte rrëmbyer atë rreth orës 9 të mëngjesit të asaj dite. Ndërkohë, nëna e autores së krimit të rëndë raportohet se i tha policisë se nuk i ka besuar asnjëherë vajzës së saj.

Policia konfirmoi se mbetjet njerëzore ishin gjetur në një vendgrumbullim pas një kërkimi prej një muaji të premten. Një laborator i FBI-së konfirmoi se mbetjet ishin njerëzore. Ai tha: “Testimet shtesë, duke përfshirë analizën e ADN-së, janë duke u kryer dhe ne kemi çdo arsye të besojmë se kjo do të konfirmojë se eshtrat janë të Quentin-it.

“Ky është një zhvillim therës për të gjithë ata që e donin Quinton, për shumë njerëz që e njohën atë pas zhdukjes së tij dhe për departamentin tonë”.

Policia tha se Simon tani po transportohet në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Chatham për të pritur një seancë dëgjimore dhe ata nuk parashikojnë ndonjë arrestim tjetër në lidhje me këtë rast.

Lexo edhe :  2024, një vit zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës

Agjenti special i FBI-së Will Clark shtoi se ajo që ndodhi me Quinton ishte “e paimagjinueshme”, por tha se mund të ishin “ditë përpara se të kemi rezultatet përfundimtare” të testit të ADN-së.

Të fundit

Reshje masive dëbore në Korçë, izolohen banoret

Reshjet e borës gjatë javëve të fundit në zonat Malore kanë sjellë probleme në aksin Shtyllë-Panarit duke izoluar banorët...

Çfarë po ndodh në Vlorë? Shpendët e ngordhura ‘pushtojnë’ plazhin

Një fenomen i çuditshëm është parë ditën e sotme pranë plazhit të vjetër në Vlorë. Përgjatë bregdetit janë konstatuar dhjetëra shpendë të llojeve të...

Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE

Në 1 janar, Hungaria ia kaloi Polonisë stafetën e drejtimit 6-mujor të BE-së, duke ulur kështu siparin e një 6-mujori pararendës të trazuar për Unionin. Në vend...

‘Heroi’ 54-vjeçar në Pogradec shpëton të moshuarin brenda banesës së përfshirë nga flakët

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen në Pogradec, ku një bllok banesash është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve bëhet me dije se 54...

Pekini rrit masat emergjente mes shpërthimit të virusit të ri HMPV

Kina po përjeton një rritje të infeksioneve të virusit të frymëmarrjes, duke çuar në spitale të mbipopulluara, masa urgjente dhe shqetësime publike për një...

Lajme të tjera

Web TV