Video-Panik në Turqi, pas tërmetit të fuqishëm, regjistrohen 106 pasgoditje të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet turke janë vendosur në gjendje gatishmërie, pas tërmetit të fuqishëm 5.9 Rihter që goditi vendin gjatë orëve të para të mëngjesit, duke lënduar rreth 50 qytetarë.

Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Turqisë, pas tërmetit kryesor që ndodhi në orën 4:08 të mëngjesit, janë regjistruar gjithsej 106 pasgoditje, ku më e madhja ka qenë 4.3 Rihter.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në afërsi të qytetit Duzçe, rreth 210 kilometra në lindje të Stambollit.

Lëkundjet e tërmetit kanë qenë mjaft të forta, ndërsa raportohet se janë ndjerë deri në Stamboll dhe Ankara.

Banorët e panikosur kanë dalë në rrugë mes frikës së shembje së banesave.

Fotot nga Duzçe gjatë natës tregojnë njerëz të grumbulluar jashtë, të mbështjellë me batanije dhe duke përdorur zjarre të improvizuara për t’u ngrohur.

Zona e goditur nga tërmeti u vizitua nga Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu.

Ai tha se “janë regjistruar dëme në shtëpi, por nuk ka ende informacion për dëme serioze”. Ministri u kërkoi banorëve të zonës që të mos kthehen ende në banesat e tyre.

 

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV