“S’do të më tretë dheu”/ U vra nga ish-burri në Itali, flet mikesha e 37-vjeçares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e çiftit shqiptar në Itali, Vera Myrtaj dhe Flonino Mërkuri, është në qendër të vëmendjes nga mediat italiane të cilat kanë zbuluar detaje të reja.

Viron Karabollaj, ish-burri i Verës kreu krimin pasi nuk pranoi historinë e tyre të dashurisë, duke i vrarë me thikë dhe më pas mbyti veten me litar në vendin ku punonte.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe mikesha e Vera Myrtaj. Në emisionin “Me Zemër të Hapur”,, ajo ka treguar gjithashtu edhe marrëdhënien e veçantë të saj me mikeshën.

“Ky djali që bëri atë që bëri i ka shkuar njëherë atje. Vera punonte 12 orë. Mund të ketë qenë shtatzënë punonte dhe hanin të katërt, mbante bashkëshortin , kunatin dhe kunatën. Nuk e di sa ka zgjatur këtë periudhë. Është sakrifica më e madhe që ka bërë një femër”, ka treguar ajo.

Gjatë intervistës, ajo po ashtu ka treguar edhe për një aksident që Verës i kishte ndodhur në Itali,.

“Si pasojë e aksidentit u detyrua të bëjë një lindje të detyruar. Viron Karabollaj bashkëshorti e ka fajësuar gjithmonë Verën për këtë aksident. Kur duhet të shkonte tek doktorët atë e shoqëronin gjithmonë vëllezërit. Nuk do më tretë dheu po të vdes, vetëm për Rorën, për vajzën e vogël që e kishte me aftësi të kufizuar. Pavarësisht të gjithave ajo shprehej,- e kam babanë e fëmijëve. Mua më tregonte edhe për dhunën. Dhuna fizike ka qenë e vazhdueshme, por edhe dhuna fizike.”, tha mikesha.

Të fundit

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Arsyeja përse Sali Berisha është kaq i qetë pas 11 Majit

Mero Baze Sali Berisha është shumë i relaksuar. Nëse i hidhni një sy intervistës së tij tek “Opinion” i Fevziut, dukej sikur kishte arritur ëndrrën...

Lajme të tjera

Web TV