Çudit Armina Mevlani: Vjehrra s’mund të vijë kur të dojë në shtëpinë time

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Partneri im është çun mamaje”, pikërisht kjo temë ka ndezur debat mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”.

Teksa ka lexuar mesazhin e dërguar nga një ndjekëse, Armina Mevlani nuk ka nguruar t’i japë një këshillë vajzës që e ka shkruar, e cila u shpreh se e vetmja e keqe e partnerit të saj ishte se ishte “djalë mamaje”.

Blogerja ishte shumë spontane me reagimin e saj, duke i sugjeruar madje asaj që të largohej nga çunat e mamit.

“Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami,”-u shpreh Armina.

Mirëpo nuk mbaron këtu! Në mesazhin e ndjekëses thuhej gjithashtu se mamaja e partnerit të saj vinte në shtëpinë e tyre për të bërë punët.

Në këtë moment në njërën anë ishte Fatma, e cila u shpreh se këtu nuk ka asgjë të keqe dhe në anën tjetër Mevlani e cila e konsideroi këtë veprim si një shkelje të privatësisë dhe mosrespekt ndaj vjehrrave.

“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte”, tha ajo.

Të fundit

Ministrja Koçiu apel për dhurimin e gjakut

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu i bëri apel sot qytetarëve që të dhurojnë gjak. Ministrja Koçiu...

Virozat dëmtojnë zemrën/ Mjekët: Mund të shkaktojnë miokardit. Kujdes të sëmurët kronikë

Gripi dhe viruset e tjera në qarkullim mund të shfaqin probleme dhe me zemrën. Nëse viroza ju zgjat më  shumë se dy javë, shoqërohet...

Shkurti nis me diell dhe vranësira! Parashikimi i motit për fundjavën

Nesër e shtunë 1 shkurt, vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve megjithatë nuk do të mungojnë alternime të...

PD kundër strategjisë së SPAK për krimet zgjedhore: T’i hetojë Prokurori i Përgjithshëm

Të pyetur pas takimit me Çelën për strategjinë e krimeve zgjedhore të SPAK përfaqësuesit ligjor të PD, shprehën rezerva duke thënë se SPAK nuk ka treguar...

Vrasja e Liridona Ademajt, Tom Dodaj dënohet me 5 vite burg

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 5 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë Tom Dodaj, i cili është i akuzuari i...

Lajme të tjera

Web TV