Përfundon takimi me Vuçiçin në Shtëpinë e Bardhë, Thaçi kërkesë Kuvendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për takimin e zhvilluar sot në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në takim morën pjesë i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Reagimi i Thaçit

Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump.

Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm.

Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë.

SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë! HTH

Të fundit

VIDEO/ Hapat e votimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë ka nisur procesi i shpërndarjes së zarfeve me fletët e votimit për bashkatdhetarët...

Kokalari godet: LaCivita fasadë për Berishën, Manafort qëndron pas tij

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, përmes rrjeteve sociale, ka përcjellë një tjetër mesazh, lidhur me angazhimin e Chris LaCivita, i cili ka marrë përsipër të...

Shkuan në Maqedoninë e Veriut për të punuar ‘në të zezë’, e pësojnë keq 13 shqiptarë

13 shtetas shqiptarë, që dyshohet se punonin në mënyrë të jashtëligjshme në industrinë e ndërtimit, janë ndaluar në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Punëve të...

Këlliçi thirrje SPAK-ut: Reagoni ndaj krimeve zgjedhore, po dëmtojnë procesin

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të fundit politike dhe ka bërë thirrje publike ndaj...

Trafiku në Tiranë s’ka të sosur/ Balluku premton qendër “high-tech” në hyrje të Tiranës

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë ndërtimi i autostradave dhe rritja e numrit të automjeteve, ngarkon kryeqytetin. Në aktivitetin infrastruktura, arritjet...

Lajme të tjera

Web TV