Flet trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni: “Na kanë frikë sepse jemi Argjentina”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argjentina siguroi sukesin e parë në kupën e botës përball Meksikës me rezultatin 2-0. Skuadra e Lionel Scalonit dominoi gjatë gjithë sfidës dhe ja doli mban të merrte një triumf me tepër vlera duke rritur shanset për kualifikimin në raundin tjetër.

Në pronocimin për mediat pas përfundimit të sfidës, trajneri Lionel Scaloni fillimisht u drejtoi një mesazh tifozëve të tij, për të shijuar kupën e botës dhe Lionel Messin. Ndërsa për triumfin e parë në botëror ai deklaroi se është krenar për lojtarët e tij.

“Është një lojë futbolli. Ndjenja që po luajmë më shumë se një ndeshje futbolli nuk është e bukur dhe kjo mua nuk më pëlqen. Ne do të përpiqemi ti bëjmë tifozët tanë të ndihen sikur është thjesht një lojë futbolli. Pavarësisht se është e vështirë ti bësh njerëzit të kuptojnë se nesër dielli do të lind sërish nëse fiton apo humbet. Gjëja e rëndësishme është të shijojmë këtë Botëror. Messi duhet ta shijojë këtë Botëror. Tifozët e Argjentinës duhet të kënaqen duke e pare atë duke luajtur. Ne duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë. Ja dolëm mbanë të bënim një ndeshje të mirë. Lojtarët dhanë  gjithcka në fushë. Ata u përballën me një ndeshje vërtet të vështirë kundër një kundërshtari të mrekullueshëm dhe me përgjegjësi mbi supe. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët e mi dhe i emocionuar për atë që kemi bërë.”-tha ai.

Argjentina ende nuk është kualifikuar por në rast fitoreje kundër Polonisë mund të dalë e parë në Grupi C dhe mund të shmangë Francën në raundin e 1/16.  Lionel Scaloni pranon se objektivi është fitorja në ndeshjen përball Polonisë por është i vetëdijshëm që do të jetë shumë e vështirë.

Lexo edhe :  Barcelona triumfon në transfertën e Sevillas dhe futet sërish në garën për LaLigën

“Do të jetë e vështirë. Të gjitha skuadrat luajnë me stil të ndryshëm loje, dhe çdo ekip ndryshon kundër nesh, jo vetëm sepse luan Messi, por sepse kanë përballë Argjentinën. Kjo e rrit vështirësinë e ndeshjes. Ne duam ta fitojmë sfidën e fundit në grup përball Polonisë, këtë duam të gjithë.”-shtoi trajneri.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV